Qetësi e brishtë në Lindjen e Mesme

Publikuar: 16.09.2012 - 13:17

New – York, 16 shtator - Nėn presionin intensiv tė Uashingtonit, forcat e sigurisė nė Egjipt kanė arrestuar tė shtunėn qindra protestues pėrreth Ambasadės sė Shteteve tė Bashkuara nė Kajro. Protestat qė tronditėn rajonin nė javėn qė shkoi, duket se janė qetėsuar, tė paktėn pėrkohėsisht, shkruan gazeta “New York Times”. Sipas saj, kryeministri i Egjiptit, Hisham Kandil, ka vizituar Ambasadėn Amerikane dhe ka shprehur keqardhje pėr fajėsimin e madh tė saj, nė lidhje me filmin anti-islamik.

Megjithatė, Kandil i ka bėrė thirrje Perėndimit “qė tė arrijė ekuilibėr nė mes tė lirisė sė shprehjes dhe tė ruajė respektin pėr besimet e njerėzve tė tjerė”. Ai ka thėnė se “dhuna ėshtė shkaktuar nga njė numėr i vogėl njerėzish, qė bėjnė punė tė papėrgjegjshme”, porse “autoritetet do tė bėjnė gjithēka tė mundur pėr tė ndaluar pėrsėritjen e saj”.

Ndonėse dhuna ėshtė pakėsuar, dega e Al Kaidės nė Jemen u ka bėrė thirrje ndjekėsve tė saj qė tė “dėbojnė ambasadat e Amerikės nga tokat e myslimanėve” dhe ka “vlerėsuar lart” vrasjen e ambasadorit amerikan nė Libi, shkruan “New York Times”.

Sipas gazetės amerikane, dhuna ka nxitur dyshime pėr qėndrueshmėrinė politike nė Egjipt, Tunizi dhe vende tė tjera tė Lindjes sė Mesme, tė sapodala nga regjimet autoritare.

Liderėt e Egjiptit pranojnė se kanė gabuar nė mosndėshkimin me forcė tė dhunės qė nga fillimi. Bilanci i protestave nė Egjipt ėshtė bėrė i qartė tė shtunėn, kur mediat lokale kanė raportuar pėr tė paktėn njė person tė vrarė nė pėrleshjet me policinė, dhe mbi 220 tė plagosur gjatė katėr ditėve protesta.

Raporte pėr tė vdekur ka pasur anembanė rajonit, pėrfshirė dy nė Sudan, tre nė Tunizi dhe njė nė Liban.

Presidenti i Shteteve tė Bashkuara, Barack Obama, ka dėnuar dhunėn.

“E kam bėrė tė qartė se Shtetet e Bashkuara kanė respekt tė thellė pėr njerėzit e tė gjitha besimeve. Ne mbėshtesim liritė fetare dhe refuzojmė fyerjen e ēdo feje – pėrfshirė Islamin. Megjithatė, kurrė nuk ka justifikim pėr dhunėn”, ka thėnė Obama.

Udhėheqėsit politikė dhe fetarė nė botėn arabe po ashtu kanė bėrė thirrje pėr qetėsi. Nė Arabinė Saudite, ku nuk janė raportuar protesta, myftiu i madh ka thėnė se “ėshtė e ndaluar tė fajėsohen tė pafajshmit pėr krime tė liga”.

Protestat nė Libi, Egjipt, Sudan, Tunizi, Jemen, Afganistan, Pakistan dhe vende tė tjera tė botės myslimane, janė nxitur nga filmi “Pafajėsia e Myslimanėve”, i cili ėshtė bėrė nė SHBA dhe tall Muhamedin.

Nė Libi, dhuna ka rezultuar me vrasjen e ambasadorit tė Shteteve tė Bashkuara, Kristofer Stivens, dhe tė tre zyrtarėve tė tjerė amerikanė.

Sudani ka kundėrshtuar sot kėrkesėn e SHBA-sė pėr tė vendosur marinsa rreth ambasadės sė saj, duke bėrė Uashingtonin t’i kujtojė Kartumit obligimet pėr tė ofruar siguri diplomatike.

Departamenti amerikan i Shtetit, po ashtu, ka urdhėruar evakuimin e stafit jo-emergjent nga ambasadat nė Tunis dhe Kartum, duke cituar situatėn e sigurisė. Ai, gjithashtu, ka paralajmėruar qytetarėt amerikanė kundėr udhėtimeve nė kėto dy kryeqytete.