Lufta civile në Siri përhapet në zona të reja

Publikuar: 16.07.2012 - 22:30

Damask, 16 korrik - Kryqi i Kuq Ndėrkombėtar tha se nė Siri, gjendja e luftės civile ėshtė pėrhapur nė zona tė reja tė vendit. Ndėrkohė, njė grup vėzhguesish tė Kombeve tė Bashkuara vizitoi sot rrethinat e Damaskut, ku sipas aktivistėve ka patur luftime tė ashpra. Turneu i sotėm i vėzhguesve vjen katėr ditė para se tė skadojė mandati i njė misioni prej 300 vetash i OKB-sė nė Siri, raporton VoA. Nė kryeqytetin Damask sot u njoftua pėr njė ditė tė dytė pėrleshjesh midis luftėtarėve tė opozitės dhe forcave qeveritare siriane.

Aktivistėt dhe banorėt thonė se luftimet nė disa lagje janė ndėr mė tė rėndat qė nga fillimi i kryengritjes kundėr regjimit tė presidentit Bashar Asad nė mars tė vitit tė kaluar.

Muajt e fundit nė Damask ka pasur pėrleshje sporadike edhe pse forcat e zotit Asad vazhdojnė tė jenė nė kontroll tė kryeqytetit.

Shumė nga rrethinat e Damaskut janė ngritur kundėr regjimit, duke shkaktuar reagimin e ashpėr tė ushtrisė, e cila ėshtė pėrpjekur tė spastrojė nga luftėtarėt rebelė qytetet e vogla qė rrethojnė kryeqytetin.

Turneu i sotėm i vėzhguesve vjen katėr ditė para se mandati i ekipit prej 300 vetash tė OKB-sė nė Siri tė skadojė mė 20 korrik.

Misioni 90-ditor synon tė mbikėqyrė ndėrprerjen e dhunės dhe zbatimin e njė plani tė OKB pėr ndėrmjetėsimin e paqes.

Por, muajin e kaluar ekipit iu desh tė tėrhiqet nga zonat kryesore tė konfliktit pėr shkak tė shkallėzimit tė luftimeve.

Dje ata bėnė njė vizitė tė dytė nė fshatin Tremseh, ku u njoftua pėr dhjetra tė vrarė si pasojė e njė ofensive tė regjimit javėn e kaluar.

Kėshilli i Sigurimit po debaton ndėrkohė njė rezolutė tė re nė Siri, para se tė skadojė mandati i misionit vėzhgues.

Sot, Rusia akuzoi Perėndimin se po bėn shantazh pėr tė siguruar njė rezolutė tė re tė Kėshillit tė Sigurimit qė do tė autorizonte pėrdorimin e forcės nė Siri.

Ministri i Jashtėm Sergej Lavrov tha se kėrcėnimet pėr ndėrprerjen e misionit vėzhgues nėse Rusia nuk bie dakord tė lejojė Perėndimin tė pėrdorė forcėn nė Siri, pėrbėn shantazh.