Mandat arresti për Assange

Publikuar: 20.06.2012 - 17:31

Themeluesi i “Wikileaks”, Julian Assange, i cili kėrkoi tė martėn strehim politik nė ambasadėn e Ekuadorit, pėrballet me mundėsinė e arrestimit pėr mosrespektimin e kushteve tė lirimit tė tij me kusht. 40-vjeēari Assange, nė kushtet e lirimit tė tė cilit pėrfshihet qėndrimi nė banesėn e tij nga ora 22:00 deri nė 08:00, kaloi natėn nė ambasadė.

Nė 14 qershor, Gjykata e Lartė nė Britani vendosi t’i mohojė australianit apelin ndaj vendimit tė ekstradimit nė Suedi, ku kėrkohet nga drejtėsia pėr t’u pėrballur me akuzat e pėrdhunimit tė dy femrave, transmeton TCH.

Si themelues i “Wikileaks”, njė uebsajt qė grumbulloi dhe publikoi qindra mijėra dokumenta sekretė tė administratės amerikane, Assange fitoi famė ndėrkombėtare, por ai ndiqet prej mė shumė se dy vitesh nga drejtėsia suedeze, pas padisė sė ngritur ndaj tij nga dy vajza pėr pėrdhunim.

Mėnyra se si australiani arriti tė pėrvetėsonte njė sasi tė tillė informacioni tė fshehtė nuk ėshtė bėrė kurrė e qartė.

Aktualisht, Assange vazhdon tė banojė nė shtėpinė e tij nė Londėr, nė pritje tė ekstradimit nė Suedi, qė sipas vendimit tė gjykatės, mund tė nisė vetėm pas 28 qershorit.

Spekulohet se ekstradimi nė Suedi mund tė jetė hapi i parė drejt dėrgimit tė mėtejshėm nė SHBA, ku ai mund tė pėrballet me mundėsinė e dėnimit me vdekje, pėr akuzat e spiunazhit.

Nuk dihet ende nėse Ekuadori do tė kthejė njė pėrgjigje pozitive apo negative ndaj kėrkesės pėr strehim politik. Tė martėn, ministri i Jashtėm deklaroi nga Kuito se kėrkesa e Assange ėshtė duke u shqyrtuar.