Greqi: Samaras dorëzon mandatin pas 6 orësh

Publikuar: 07.05.2012 - 22:22

Athinė, 7 maj - Thellohet pasiguria politike nė Greqi. 6 orė pasi mori mandatin nga presidenti i Republikes per formimin e qeverise, kryetari i Demokracise se Re, Antonis Samaras e ridorėzoi atė.

"Ne bėmė atė qė ishte e mundur pėr tė formuar njė qeveri, por nuk ia dolėm, prandaj unė dorėzoj mandatin pėr tė formuar qeverinė", tha Antonis Samaras, pas pėrfundimit tė kontakteve me Aleksis Cipras, Evangelos Venizelos dhe Fotis Kouvelis", raporton BalkanWeb.

Kushtetuta parashikon qe Presidenti t'i kaloje mandatin kreut tė partisė sė dytė (SYRIZA) e nėse edhe ky dėshton, e merr mandatin kreu i partisė sė tretė (PASOK). Nė rast se edhe hera e tretė nuk ka sukses, presidenti provon tė formojė qeverinė e tė gjitha partive parlamentare. Pas njė dėshtimi edhe tė kėsaj tentative, provokohen zgjedhje tė reja brenda 30 ditėve. Nesėr nė ora 14:00 kreu i koalicionit SYRIZA, Aleksis Cipras do marrė mandatin tek presidenti pėr tė filluar negociatat e tij.

Megjithė entusiazmin, lideri i partise kryesuese ne zgjedhje, Antonis Samaras nuk e mbajti dot premtimin e tij se "nuk do ta lėrė Greqinė tė pa qeverisur". Siē u duk, krijimi i njė aleance forcash politike, qė tė jenė edhe proevropiane, edhe pro reformave, ishte njė "rebus" i vėshtirė, qe Samaras, i pari qe e provoi, nuk mundi ta zgjidhe.

Antonis Samaras, i cili ishte nxitėsi kryesor pėr shpejtimin e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare ne Greqi, i nisi negociatat e tij duke marrė njė refuzim tė prerė nga kreu SYRIZA-s, Aleksis Cipras dhe me pas nga kreu i se Majtes demokratike Fotis Kuvelis.

Pas takimit me Samaras, kreu i kolicionit tė majtė SYRIZA, Aleksis Cipras deklaroi se “Pozicionet programatike te Samaras janė antitezė e planit alternativ te sė Majtės. ND ka nėnshkruar njė memorandum tė dytė dhe nė kėto kushte nuk mund tė ketė qeveri tė shpėtimit kombėtar”. Cipras tha se “mesazhi i popullit ishte i qartė. Politikat e kursimit u hodhen poshtė me vote".

Ndėrsa kreu i PASOK, Venizelos deklaroi pas takimit se partia e tij mbėshtet qeverinė e re pa kushte duke nėnkuptuar "edhe pa pjesėmarrje nė tė". Venizelos theksoi se PASOK e pranon verdiktin e popullit, qė e renditi atė si forcė tė tretė, por nė kėtė kontekst, theksoi se pėrgjegjėsia pėr qeverisjen e vendit i takon sė pari Demokracisė sė re mė pas SYRIZA-s. Venizelos kėrkoi qė kryeministri i qeverisė sė re tė jetė njė figurė e pranuar nga palėt, qė tė reflektojė prirjen pėr negociim. 

Takimi pa rezultat qe zhvilloi me kreun e se Majtes demokratike, Fotis Kouvelis, ishte i fundit i kontakteve qe Samaras zhvilloi me liderėt politikė pėr tė formuar qeverinė, ndėrsa nuk u takua me kreun e Komunistėve dhe Grekėve tė Pavarur.