Ish-kryeministrit rumun, 3 vjet burg për shantazh

Publikuar: 30.03.2012 - 22:29

Bukuresht, 29 mars - Ish-kryeministri rumun, Adrian Nastase u dėnua sot me tre vjet burg me kusht pėr shantazh, pas njė procesi gjyqėsor tė hapur nė vitin 2006 dhe u qė ndoq nga afėr edhe nga BE-ja.

Ish-kreu i qeverisė socialdemokrate gjatė periudhės 2000-2004, u dėnua me akuzėn pėr korrupsion. Ai ishte akuzuar se kishte marrė ryshfet, me njė vlerė totale 630 000 euro nga pronarja e njė shoqėrie ndėrtimi, tė cilėn ai e kishte emėruar nė krye tė Inspektimit tė Punėve Publike.

Ai u akuzua gjithashtu pėr shantazh kundrejt njė ish-konsulli tė Rumanisė nė Hong Kong, i cili u bė njė dėshmitar kyē nė kėtė proces gjyqėsor, raporton BW.

Nastase, 61 vjeēar, aktualisht deputet i partisė opozitare "PSD", i cili nuk ishte i pranishėm nė sallė, i ka kundėrshtuar gjithmonė kėto akuza, duke theksuar se ai ishte viktimė e njė ēėshtjeje politike. Avokati i tij menjėherė njoftoi se do tė apelojė dėnimin.