Në 495 institucione të Maqedonisë, asnjë shqiptar

Publikuar: 28.03.2012 - 22:18

Shkup, 28 mars - Nga gjithsej 972 institucione nė Maqedoni, nė 495 prej tyre nuk ka asnjė shqiptar tė punėsuar. Kėto tė dhėna pėrmban raporti i Avokatit tė Popullit pėr vitin 2011. Pėrveē shqiptarėve, edhe bashkėsitė e tjera etnike nuk janė tė pėrfaqėsuara nė mėnyrė adekuate nė institucione, deklaroi avokati i popullit, Ixhet Mehmeti.

“Ka institucione nė tė cilat nuk ka asnjė anėtar tė bashkėsisė shqiptare, ka institucione nė tė cilat nuk ka asnjė anėtar tė bashkėsisė turke, vllahe, maqedonase dhe ato numra i keni nė raport”, tha ai nė konferencė me gazetarė.

Sa i pėrket ankesave ndaj institucioneve edhe nė kėtė raport udhėheqin ato qė kanė tė bėjnė me format e ndryshme tė diskriminimit, pastaj ankesat kanė tė bėjnė me gjyqėsorin, marrėdhėniet e punės, ato pronėsore juridike, burgjet, policia, sigurimin pensional dhe invalidor, ēėshtjet sociale dhe tė drejtat e fėmijėve. Nė kėto fusha qytetarėt hasin nė mospėrfilljen e tė drejtave tė tyre nga institucionet.