Në vitet ’90, tregtia me organe njerëzore zhvillohej në Serbi

Publikuar: 28.03.2012 - 22:16

Shkup, 28 mars - Nėse me tė vėrtetė ėshtė i interesuar tė zbulojė detaje pėr tregti me organe njerėzore, ish eurodeputeti zviceran, Dick Marty duhet patjetėr tė dėgjojė rrėfimin e serbes me prejardhje nga Maqedonia, Ilina Stevanoviq – Obradoviq. Nė njė rrėfim pėr gazetėn “Dnevnik” nga Shkupi, ajo ka dėshmuar se gjatė viteve tė nėntėdhjeta tregtia me organe njerėzore nė Serbi ėshtė zhvilluar me dijen e institucioneve serbe dhe madje edhe me marrėveshje zyrtare, transmeton gazeta “Lajm“.

Ilina Stevanoviq-Obradoviq ka thėnė se institucionet, gjegjėsisht policia serbe ėshtė e involvuar edhe nė organizimin e prostitucionit dhe llojeve tjera tė krimit tė organizuar.

Shkas pėr kėtė rrėfim tė Ilina Stevanoviq-Obradoviq ėshtė se dy vajzat e saj (Daniela dhe Sllagjana) tashmė disa vite me radhė janė tė detyruara nė prostitucion nga ish bashkėshorti dhe i ati i tyre Ēedo Saviq. Mirėpo Ilina thotė se institucionet nė vend qė ta ndihmojnė, ato e kanė penguar nė qėllimin qė t’i shpėtojė vajzat e saj nga kthetrat e prostitucionit, duke e shpallur tė sėmurė psikike edhe pse asnjėherė nuk ka qenė nė spital me diagnozė tė tillė. Ajo tha se prostitucioni nė Serbi zhvillohet madje edhe nė stacionet policore.

“Nė vitin 1999, vajza ime Daniela u kthye nė shtėpi nė orėn gjashtė tė mėngjesit, e tėra e gjakosur dhe me shenja nga gjilpėrat nė kėmbė. Tregoi se e ka takuar nė autobus ish bashkėshorti im Ēeda me dashnoren e tij Mirjana, e kanė rrėmbyer dhe e kanė dėrguar nė njė stacion policor nė Banovo-Bėrdo nė Beograd, ku e kanė droguar dhe pastaj e kanė dhunuar tėrė natėn”, ka rrėfyer Ilina.

Kupa i ėshtė mbushur kur para njė kohe ka parė fotografi nė gazeta se si mbi trupin e zhveshur tė bijės sė saj ėshtė shėrbyer ushqim edhe atė nė njė manifestim tė Sindikatės serbe tė jurisprudencės.

“Kam dėgjuar se edhe nė raste tjera i pėrdorin trupat e vajzave si tryeza pėr shėrbimin e ushqimit. Fillimisht i drogojnė dhe i fusin nė frigorifer, me qėllim qė kur tė shėrbejnė ushqimin trupi i tyre tė jetė i ftohtė. Kjo po praktikohet edhe nga ata qė duhet tė na mbrojnė”.

Edhe mė rrėqethės ka qenė rrėfimi se ish-bashkėshorti i ka ofruar pėr shitje organet e vajzave tė tyre. Lajmin e ka kuptuar nga njė zyrtar i Partisė Radikale Serbe, i cili e ka dėrguar nė shtėpinė e gruas qė ka dashur ta blejė mėlēinė e vajzės sė saj.

“Gruaja e sėmurė na tregoi se nė shtėpinė e saj ka shkuar ish-bashkėshorti im Ēeda dhe i ka ofruar t’ia shesė mėlēinė time, duke i thėnė se jam e sėmurė rėndė dhe se truri nuk mė funksion, por se organet tjera i kam tė shėndosha. Nė shkėmbim pėr mėlēinė ka kėrkuar shtėpinė dhe lokalin afarist tė gruas sė sėmurė. Ajo ėshtė pajtuar, mirėpo nė kontratėn e bėrė nė vend tė emrit tim, ka shkruar ermin e vajzės sime. Kontrata ėshtė nėnshkruar edhe nga disa dėshmitarė, nė mesin e tė cilėve ka qenė edhe kryetari i atėhershėm i komunės Palilula”, ka rrėfyer Ilina.

Ajo po ashtu ka treguar se tė gjithė ata qė kanė dashur t’i ndihmojnė asaj dhe viktimave tjera janė likuiduar ose zhdukur nė rrethana misterioze.