Murati: Aleanca serbo-maqedonase, aleancë e humbësve

Publikuar: 27.12.2011 - 17:45

Tiranė, 27 dhjetor - Diplomati dhe ish-ambasadori shqiptar nė Maqedoni, Shaban Murati vlerėson se Serbia po tenton tė krijojė njė aleancė tė humbėsve tė BE-sė nė Ballkan.

Ai kėtė e theksoi duke komentuar takimet e shpejta dhe marrėveshjet homologe midis ministrave tė brendshėm tė Maqedonisė, Gordana Jankullovska dhe atij serb Ivica Daēiq nė sferėn e sigurisė dhe bashkėpunimit policor. “Pėr sa i pėrket Maqedonisė, u konturua njė pėrpjekje e qartė e Serbisė pėr tė joshur Shkupin dhe pėr tė krijuar njė aleancė tė re me tė. Nė pamjen e jashtme shtytja e kėsaj nisme serbe ėshtė dėshtimi i pėrbashkėt qė pėsuan mė 9 dhjetor tė dy shtetet, pėr tė marrė njėri statusin e shtetit kandidat dhe tjetri njė datė pėr hapjen e bisedimeve tė pranimit nė BE”, ėshtė shprehur Shaban Murati, ish- ambassador i Shqipėrisė nė Maqedoni. Sipas tij, lidershipi serb po luan nė drejtim tė Maqedonisė kartėn e pakėnaqėsisė qė ka shkaktuar nė tė dy qeveritė refuzimi i BE, pėr t'i hapur dyert pak mė shumė integrimit tė tyre europian.