Dogana greke në grevë, kalimi vetëm këmbë

Publikuar: 13.10.2011 - 21:38

Athinė, 13 tetor - Doganat greke prej sė premtes do tė jenė nė njė grevė 10 ditore.

Federata e punonjėsve tė Doganave greke njoftoi se greva do tė fillojė mė 14 dhe do tė pėrfundojė mė 24 tetor. Kjo bėhet nė shenjė proteste pėr pėrshpejtimin e votimit tė projektligjit pėr pagat e unifikuara dhe sistemit tė punės rezervė. Pasi gjatė kėtyre 10 ditėve kufiri grek nė tė gjitha pikėkalimet do tė mund tė kalohet vetėm kėmbė, pritet qė greva e doganave tė shkaktojė mungesa tė theksuara nė treg, si dhe spekulim me ēmimet e karburanteve.

Sot dhe nesėr Athina ėshtė pa transport urban dhe tė premten grevės i bashkohen edhe shoferėt e taksive, duke krijuar njė kaos edhe mė tė madh nė qarkullim.

Nė grevė dy ditėshe nga nesėr do tė jetė edhe media shtetėrore, por edhe avokatėt pėr pesė ditė me radhė, pa harruar grevėn pa afat tė punonjėsve tė mirėmbajtjes, grevė e cila ka krijuar njė shqetėsim tė madh nė qytetet e Greqisė e veēanėrisht nė Athinė, ku rrugėve janė akumuluar mbi 6 000 tonė mbeturina.

Gjithēka ndodh pasi qeveria greke vendosi pėrshpejtimin e votimit nė parlament, deri mė 20 tetor, tė projektligjit pėr sistemin e ri tė pagave, personelin rezervė, por edhe vazhdimin e reformave strukturore.

Mė 19 tetor ėshtė paraparė edhe greva e pėrgjithshme qė pritet tė paralizojė gjithė vendin.