Bie nataliteti, rritet vdekshmëria në Maqedoni

Publikuar: 22.11.2013 - 09:53

Shkup, 22 nėntor - Nė kuartalin e tretė tė kėtij viti nė Maqedoni janė evidentuar 6.285 fėmijė tė lindur, qė ėshtė mė pak pėr 3.2 pėr qind nė krahasim me periudhėn e njėjtė tė vitit tė kaluar. Sipas tė dhėnave tė shpallura tė Entit Shtetėror pėr Statistikė, numri i personave tė vdekur nė kuartalin e tretė tė vitit 2013 shėnon rritje prej 0,1 pėr qind dhe arrin 4.599, ndėrsa 50 prej tyre janė foshnja.

Shtimi natyror arrin 1.686 persona, pėrkatėsisht pėr aq ėshtė mė i madh numri i fėmijėve tė lindur nga numri personave tė vdekur.

Nė tre mujorin e tretė tė vitit janė bėrė 4.358 lidhje martesore, qė ėshtė 3,3 pėr qind mė pak nga periudha e njėjtė e vitit 2012.

Maqedonia shėnon njė trend tė theksuar tė uljes sė natalitetit si pasojė e kushteve tė rėnda ekonomike, theksojnė ekspertėt e demografisė.