Parlamenti grek pezullon financimin e “Agimit të Artë”

Publikuar: 23.10.2013 - 14:51

Athinė, 23 tetor - Parlamenti grek ka votuar me shumicė dėrrmuese pėr pezullimin e financimeve shtetėrore ndaj partisė sė ekstremit tė djathtė, Agimi i Artė. Ligji i ri lejon ngrirjen e pacaktuar tė financimeve pėr partitė, lidershipi i tė cilave akuzohet pėr pėrfshirje nė grupe kriminale apo terrorizėm. Lideri i Agimit tė Artė dhe dy deputetė ndodhen nė paraburgim, nė pritje tė gjyqit, pasi akuzohen se janė pjesė e njė organizate kriminale. Ligji i ri u kalua me 235 vota pėr dhe asnjė kundėr, nė asamblenė prej 300 vendesh tė Greqisė. Partia kontraverse ka njė agjendė tepėr tė ashpėr kundėr masave shtrėnguese dhe kundėr emigracionit, si dhe ėshtė akuzuar pėr kryerjen e sulmeve ndaj emigrantėve dhe kundėrshtarėve politikė.