Pa marrëveshje rreth zbatimit, vazhdimi të martën e të mërkurën

Publikuar: 01.06.2013 - 09:14

Bruksel, 1 qershor-  Pėrparim i dukshėm ėshtė arritur nė sektorėt e policisė dhe drejtėsisė nė takimin dyditor tė ekipeve pėr zbatimin e marrėveshjes Beograd-Prishtinė, ka deklaruar Marko Gjuriq, kėshilltar i presidentit tė Serbisė

Ai ka thėnė se fryma nė tė cilėn janė zhvilluar bisedimet ka qenė konstruktive dhe ka thėnė se pret marrėveshje tė mundshme, po qė se nuk ka tėrheqje dramatike nga teksti i marrėveshjes.

Gjuriq ka thėnė se pesė grupet punuese kanė diskutuar nė mėnyrė intensive gjatė dy ditėve detajet “me qėllim tė sigurimit tė tė drejtave politike dhe mbrojtjen e pronės personale dhe sigurinė e serbėve tė Kosovės”. Sipas tij, bisedimet do tė vazhdojnė tė martėn dhe tė mėrkurėn nė Bruksel.

Bisedimet kanė nisur tė enjten me takimet dypalėshe tė drejtorit pėr zgjerim tė Bashkimit Evropian, Fernando Gentilini, me delegacionet e tė dyja vendeve.

Xhevdeti01.06.2013/11:37

Ende po besoine ne zbatim te marreveshtjes,me mire te thuhet ne moszbatim te marreveshtjes.Serbet jane duke i zbatuar marreveshtjet e veta Veri Serbi ne themelimin e kuvendit te tyre kurse grupit pronto i ka mbet te shpresoi ne kete marreveshtje.