Maqedoni: OJQ-të njoftojnë për parregullsi në votime

Publikuar: 07.04.2013 - 18:52

Shkup, 7 prill - Organizatat joqeveritare qė po e ndjekin raundin e dytė tė zgjedhjeve lokale nė Maqedoni nė 29 komuna dhe nė qytetin e Shkupit, kanė informuar pėr njė varg parregullsish tė regjistruara nga monitoruesit e tyre nė terren. “Monitoruesit tonė nė terren regjistrojnė njė atmosferė tejet tė tensionuar tė procesit tė votimit. Mė e tensionuar ėshtė situata ėshtė nė Koēan, ku ka njė prani tė theksuar tė policisė, posaēėrisht pas arrestimeve tė mbrėmshme tė anėtarėve tė njė partie politike”.

“Derisa nė Tetovė, vėzhguesit tonė kanė vėrejtur se disa aktivistė tė njė partie politike para shkollės fillore “Kirili dhe Metodi” kanė ofruar para pėr vota. Kurse, nė Resnjė janė vėrejtur vetura me targa tė Shqipėrisė, pėr tė cilat supozohet se mbajnė votues nga Shqipėria. Monitoruesit tonė kanė regjistruar edhe shkelje tė heshtjes zgjedhore me shpėrndarjen e afisheve nė interes tė njė partie politike, gjegjėsisht kandidati, pastaj mospėrdorim tė UV llambės, votim pa dokumente adekuate, votim grupor, agjitim pranė kutive tė votimit etj”, ka thėnė pėr Radion Evropa e Lirė, Xhabir Deralla, drejtues i organizatės joqeveritare CIVIL.

Edhe organizata joqeveritare MOST ka kumtuar se janė vėrejtur njė varg parregullsish. “Gjatė orėve tė paradites njė votues ka thyer kapakun e kutisė, duke dashur tė lėshojė fletėn e votimit, nė vendvotimin 1734 nė Strumicė. Nė Veleshtė afėr Strugės janė regjistruar mė shumė raste tė votimit grupor. Vėzhguesit tanė nė mė shumė raste kanė regjistruar prani tė personave tė paautorizuar pranė kutive tė votimit, si dhe raste kur njė person ka votuar pėr dikė tjetėr”, ka theksuar Darko Aleksov i kėsaj OJQ-je.

Nė anėn tjetėr, organet e rendit kanė bėrė tė ditur se personi qė ka thyer kapakun e kutisė nė vendvotimin nė Strumicė ėshtė arrestuar, por sipas njohurive tė para, ai kėtė veprim e ka bėrė pa qėllim, ndėrkohė qė kapaku ėshtė zėvendėsuar dhe procesi ka vazhduar.

Komisioni Shtetėror Zgjedhor (KSHZ) ka njoftuar se deri nė orėn 13, nė nivel republikan, pjesėmarrja e votuesve ka qenė 24.43 pėr qind, qė krahasuar me raundin e parė tė para dy javėve ėshtė 10 pėr qind mė pak.

Subhi Jakupi, nėnkryetar i KSHZ, ka thėnė se ky institucion ėshtė informuar pėr parregullsitė nė terren por, siē ka theksuar ai, KSHZ-ja ka ndėrmarrė tė gjitha masat qė tė njėjtat tė eliminohen nė njė afat tė shkurtėr kohor.

Nė raundin e parė tė zgjedhjeve lokale tė 24 marsit u zgjodhėn 49 kryetarė tė komunave. Sipas planit tė decentralizimit, Maqedonia ėshtė e ndarė nė 80 komuna dhe nė qytetin e Shkupit.