Beogradi do asociacion me “përgjegjësi precize ekzekutive”

Publikuar: 27.03.2013 - 13:23

Beograd, 27 mars  -Zėvendėskryeministrja e Serbisė pėr integrime evropiane, Suzana Grubjeshiq, ka thėnė se asociacioni i komunave serbe nė Kosovė duhet tė ketė pėrgjegjėsi precize ekzekutive.

“Ne kemi hyrė nė bisedime me synimin pėr tė arritur marrėveshje, e cila ėshtė e qėndrueshme dhe e cila mund tė zbatohet. Derisa tė ketė mundėsi, ne do tė jemi konstruktivė dhe fleksibilė. Nėse edhe Prishtina sillet njėsoj si Beogradi, besoj se mė 2 prill do tė arrijmė marrėveshje”, ka thėnė Grubjeshiq pėr mediat serbe.

Autoritetet kosovare kundėrshtojnė ēdo kompetencė ekzekutive pėr asociacionin e komunave serbe, ndėrsa Beogradi do qė ky mekanizėm tė udhėheqė me gjyqėsinė, policinė dhe planifikimin hapėsinor.

“Ne nuk kėrkojmė asgjė qė nuk ėshtė nė pėrputhje me principet evropiane tė decentralizimit”, ka thėnė Grubjeshiq.

Mė 2 prill, nė Bruksel do tė zhvillohet rrethi i tetė i bisedimeve midis kryeministrave tė Kosovės dhe Serbisė, Hashim Thaēi dhe Ivica Daēiq – proces qė ndėrmjetėsohet nga shefja e politikės sė jashtme tė Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Rezultatet nga dialogu janė esenciale edhe pėr Kosovėn, edhe pėr Serbinė qė tė avancojnė nė rrugėn e integrimit evropian.

Shteti serb aktualisht ėshtė nė pritje tė datės pėr fillimin e negociatave pėr anėtarėsim nė BE. Grubjeshiq ka shfaqur bindjen se vendi i saj ka merituar tashmė kėtė datė.

“Qytetarėt e Serbisė e kanė merituar kėtė datė tė famshme, sepse nė vitet e kaluara kanė mbėshtetur me durim rrugėn evropiane tė Serbisė, pa marrė parasysh vėshtirėsitė dhe sprovat nėpėr tė cilat kanė kaluar”, ka thėnė Grubjeshiq.

besa27.03.2013/14:45

Shumica nuk do te pajtohen, por me se miri eshte te ndahet veriu dhe problemet me serbine te shuhen pergjithmon, kjo edhe do te ndodh ne ate apo ket menyre.

feriti27.03.2013/14:21

...znj. Grubjeshiq dhe paraardhesit e saje u desh te mendoheshin mire e mire para 30, 50 ose 100 vitesh ...si duket ata te vjetrit dhe sot keta te rijt serb, lakmia ua ka marre mendet dhe tani po na shiten si anglez, gjoja nuk po e dijne se cfare ka ndodhiur gjate shekullit te kaluar
Nese serbia don antarsim ne BE ateher domosdoshmerisht duhewt ti perqafoje te gjitha kushtet gjermane...bile ti perqafoje tue kendue dhe, pik..ato broqkulla e pallavra sot asjush me si gelltit znj. Grubjeshiq ...!

zemrak 27.03.2013/14:16

PERSHENDETJE LEXUES TE KOHA DITORE
Dhenja e legjislativit dhe ekzekutivit te serbeve te kumunave srrbr do te shkaktoje veshtirsine per ekonomin si dhe gjitha aspektet e shtetformesis.
Sepse dhenja e ketyre kompetencave do ta legalizonte levizzjen deritanishmje te strukturave paralele ... serbe ne veriun e kosoves dhe ateher asnjeher nuk do ta shtrim pushtetin tone ne veri pot edhe nuk kemi arsye te ankohemi per kete gje pasi qe vet i japim kompetenca ....por me e rendesishmja eshte se humbet.morali shetetformues

berati franfurt27.03.2013/14:11

Sic esht ajo shprehja ne popull me ni plumb mi ... dy zogj edhe keta ne njeren an dojn me hy ne EU e ne anen tjeter dojn me ba ne repoblik serbeska te dyt ne kosove
Keta vetum forca i detyron me arrin diqka paqja nuk din qka osht se jan popull qe nuk e dojn paqen...

blerimmali27.03.2013/13:55

pranimi i këtyre pikave nga ana e liderve të Kosoves , do të thot rrënim i shtetit të Kosoves dhe tradhtia më e madhe që mund ti bëhet vendit.

arioni27.03.2013/13:53

ne asnje menyr nuk duhet te pranohet nje gje e till. ka po lypin nje entitet shtetror ne Kosov per me bo obstrukcione Kosoves. shpresoj se pala jon tregon vendosshmeri te fort edhe ju thot JO.

Agimi27.03.2013/13:40

Me qfare synimi ka hyre qeveria serbe ne bisedime neve as qe na intereson e as qe duhet te na interesoj. Ne duhet t'i shikojme interesine tone ne keto bisedime.Edhe ashtu ne keto bisedime Kosova nuk perfiton gati asgje.