Gara etnike për Kërçovën

Publikuar: 15.03.2013 - 10:59

Kėrēovė, 15 mars - Nė zgjedhjet lokale tė 24 marsit, pėr herė tė parė njė kandidat shqiptar ka gjasa reale qė ta fitojė garėn zgjedhore nė Kėrēovė dhe tė marrė drejtimin e kėtij qyteti me mbi 60 mijė banorė. 
Fitorja e kandidatit shqiptar pritet tė ndodhė pėr shkak tė ndarjes sė re territoriale qytetit tė Kėrēovės, tė cilit i janė bashkangjitur katėr komuna rurale me shumicė shqiptare.

Kjo gjė ka ndryshuar strukturėn etnike tė kėtij qyteti, ku tani shumicėn e popullsisė e pėrbėrjnė shqiptarėt.

Fatmir Dehari ėshtė kandiduar nė garėn zgjedhore nė Kėrēovė nga partia Bashkimi Demokratik pėr Integrim.

Ai, nė kėtė garė ka marrė mbėshtetjen edhe tė dy partive shqiptare PDSH dhe RDK.  Dehari ėshtė optimist pėr fitore ndėrsa thotė se do t’i pėrmirėsojė padrejtėsitė qė me vite i janė bėrė shqiptarėve tė Kėrēovės, transmeton Top Channel.

”Ėshtė njė moment i rėndėsishėm i njė kthese historike i njė padrejtėsie tė madhe qė i ėshtė bėrė qytetarėve tė Komunės sė Kėrēovės. Ne jemi tė pėrgatitur tė tejkalojmė paragjykimet dhe tė ngadhėnjejnė projektet tona pėr njė Kėrēovė europian qė merr frymė shqip”, deklaroi Dehari.

Gara nė kėtė Kėrēovė do tė jetė etnike. Edhe partitė maqedonase kanė dalė vetėm me njė kandidat pėr tė mos lejuar qė qyteti tė kalojė nė duar tė njė shqiptari.

Madje, subjektet maqedonase do tė garojnė listė unike edhe pėr kėshillin bashkiak, gjė qė nuk ndodh tek shqiptarėt, pasi tre subjektet shqiptare kanė dalė me lista tė veēanta pėr kėshilltarėt.

”Kandidaturėn time e kanė mbėshtetur gjithė qytetarėt shqiptarė. Vlen tė theksoj se edhe pėrqindja mė e madhe e komuniteteve tjera jo shumicė qė jetojnė nė komunėn e Kėrēovės, sidomos ai turk dhe rom, mbėshtesin kandidaturėn time. Kjo e madhėshton kuptimin demokratik tė kėsaj ngjarje kėtu nė Kėrēovė, pėrkundėr faktit qė partitė maqedonase kanė dal me listė dhe
kandidat tė pėrbashkėt, pra njė garė e pastėr etnike. Nga ana tjetėr, ne shqiptarėt, po demonstrojmė parime dhe vlera demokratike. Pavarėsisht asaj qė dalim me tre lista shpresoj qė tė ngadhėnjejė lista e BDI-sė pėr shumė arsye”, u shpreh Dehari.

Pėr shkak tė rėndėsisė sė kėsaj gare, pėr shqiptarėt pritet qė tė kthehen nė vendlindje shumė mėrgimtarė pėr tė votuar. Zgjedhjet lokale nė Maqedoni zhvillohen nė 80 komuna dhe qytetin e Shkupit, si njėsi e veēantė administrative.



femka15.03.2013/11:59

Bashkimi bene fuqi. kete duhet ta dijne shqiptaret ne Maqedoni. Prandaj kjo eshte ne duar tuaja dhe duhet ta beni sa me heret aq me mire per ju dhe gjithe shqiptaret, ne te kunderten mos i fajesoni pastaj maqedonasit.