Thaçi dhe kreu i BIM porositin: Të mos dilet në protestë

Publikuar: 07.03.2013 - 20:22

Shkup, 7 mars – Ministria e Brendshme e Maqedonisė po vazhdon tė ndjekė thirrjet qė ditėve tė fundit po postohen nėpėr rrjetet sociale pėr organizimin e protestave gjatė ditės sė nesėrme dhe tė shtunėn qė vjen. Nga MBP-ja u bėhet ftesė tė gjithė aktorėve tė shoqėrisė, pėrfshirė kėtu edhe mediat dhe OJQ-tė, qė nė mėnyrė aktive tė kyēen dhe tė japin kontributin e tyre pėr uljen e tensioneve. Nėpėrmjet njė komunikate me shkrim, MPB-ja ka apeluar nė qytetarėt pėr uljen e tensioneve. Policia njoftoi se do tė marrė tė gjitha masat dhe do tė dėnojė tė gjithė aktorėt qė do tė shkaktojnė ose do tė marrin pjesė nė incidente. Gjithashtu nė reagimin me shkrim tė MPB-sė thuhet se qytetarėt qė kanė planifikuar tė marrin pjesė nė protesta, nuk guxojnė tė lejojnė qė tė manipulohen nė ēfarė do qoftė skenari pasi pėrgjegjėsia do tė bie nė kurriz tė tyre.

Edhe kreu i Partisė Demokratike Shqiptare, Menduh Thaēi iu ka bėrė thirrje simpatizantėve tė partisė sė tij qė tė mos dalin nė protestat e paralajmėruara pėr ditėt nė vijim. Sipas tij, nuk ėshtė koha e protestave, andaj nuk duhet bėrė pre e caqeve tė ndryshme. Thaēi tha se shqiptarėt nuk duhet tė bėhen ‘mish pėr top’. Kėto deklarata Thaēi i ka bėrė mbrėmė nė mitingun e PDSH-sė nė Ēair, ku ka bėrė promovimin e kandidatit tė saj pėr komunėn e Ēairit, raporton Alsat-M.

“Sinqerisht ju lus, mė besoni mua, nuk ka nevojė tani pėr protesta. Nuk ka nevojė, ju lutem, duan tė pėrdorin shqiptarėt si ‘mish pėr top’, kėtė e bėn BDI-ja dhe kėtė e bėn Ali Ahmeti. Duan tė na habisin mendjen prej kėtij pėrcaktimi qė do tė jetė gjithėkombėtar. Prej datės 24 duan tė na hamendėsojnė qė tė orientohemi nė njė aktivitet tjetėr. A ka sqarim mė tė madh dhe mė tė sinqertė pėr ligėsinė e kėtyre protestave para ambasadės sė Serbisė, qė organizoi Fazli Veliu. Pse i organizoi, pse ata e rrėzuan lapidarin e UĒPMB-sė nė Preshevė, po as njė lapidar nuk kanė arrit nė asnjė qytet shqiptarė pėr kėto 10 vjet ta vendosin”, deklaroi Menduh Thaēi, kryetar i PDSH-sė.

Bashkėsia Fetare Islame nė Maqedoni iu bėri apel qytetarėve qė tė mos bėhen viktimė e manipulimeve qė kanė pėr bazė skenarė tė errėt politikė. Nga BIM gjithashtu bėjnė thirrje qė tė mos keqpėrdoren objektet fetare si pikėnisje e protestave, tė cilat janė paralajmėruar pėr nesėr, sėrish nė rrjetet sociale, pas faljes sė namazit tė xhumasė.

Kreu i BIM, Sulejman Rexhepi pas takimit me ambasadorin amerikan nė Shkup, Paul Wohlers, deklaroi se nuk e pėrjashton mundėsinė e anulimit tė protestave pėr Burmali Xhaminė, tė paralajmėruara mė 15 mars.

“Gjatė bisedave tė deritashme, angazhimeve tė deritashme qė kemi edhe nga subjekti politik shqiptar qė participon momentalisht nė qeveri, ka gjasa qė BFM ato protesta t’i shtyjė ose t’i anulojė, varėsisht prej rezultateve qė do tė arrijmė brenda kėtyre dy ditėve tė fundit... Ēėshtja e Burmali Xhamisė tė zgjidhet nė institucionet kompetente tė RM-sė dhe patjetėr tė gjendet njė rrugėdalje fatlume qė do tė jetė nė interes tė tė gjithė qytetarėve tė RM-sė. Nuk guxon assesi njė bashkėsi fetare tė jetė favorit dhe nė dėmin apo nė kurrizin e bashkėsive tjera fetare”, deklaroi  Sulejman Rexhepi.

Rexhepi ritheksoi qėndrimin e mėhershėm tė BIM edhe pėr protestat e paralajmėruara nė opinion, duke iu bėrė thirrje besimtarėve myslimanė qė tė mos bien pre e manipulimeve apo provokimeve. Takimi i Sulejman Rexhepit me ambasadorin amerikan zgjati rreth dy orė. 

Albani Gostivar08.03.2013/10:47

Shqiptarët e IRJM janë të nënçmuar,të fyhen të ofenduar dhe jan kategori e dytë, pse lejoni në shekullin e XXI tu nënçmojn një grusht slav të jugut.

Vjosa07.03.2013/21:13

Po shum thirrje e fort,ne vend qe ju vet ti prini popullit ju beni thirrje per qetesi.Le t'ju rrahin e dhunojn e ju thoni se asgje spo ndodh,turp per ju qe keni voten e popullit me mir i vdekur per liri se ne jete e roberi.Prandaj hapni syt se o tani o kurr me.E sllavofilet le te rrin ende me pushtuesit e tyre te preferuar.