Turqia i përgjigjet me sulm Sirisë

Publikuar: 15.02.2013 - 15:53

Prishtinė, 15 shkurt - Raportohet se artileria turke ka sulmuar caqe tė ushtrisė sė Sirisė, pasi qė njė mortajė siriane kishte rėnė nė territorin turk. Mediet turke kanė njoftuar tė premten se predha ka rėnė nė provincėn Hatay, nė afėrsi tė kufirit mė Sirinė.

Agjencia e lajmeve Anatolia, raporton se shpėrthimi ka ndodhur nė njė zonė tė pyllėzuar rreth 1 kilometėr nė jug tė njė baze ushtarake turke. Raportohet se nuk se nuk ka pasur dėme nė ky shpėrthim, transmeton REL .

Marrėdhėniet midis dy fqinjėve janė pėrkeqėsuar pasi qė Ankaraja i ėshtė bashkuar vendeve arabe dhe perėndimore tė cilat janė duke i bėrė presion presidentit sirian Bashar al-Asad pėr tė ndalur sulmet e dhunshme ndaj kryengritjes popullore qė shpėrtheu nė mars tė vitit 2011.

NATO ka vendosur bateri tė tjera me raketa Patriot pėrgjatė kufirit tė Turqi - Siri. Nė dhjetor tė vitit tė kaluar, NATO ra dakord pėr tė ndihmuar Turqinė - anėtare e aleancės, qė tė forcojė mbrojtjen e saj ajrore, pėr tė qenė tė pėrgatitur nė rast tė njė pėrhapje tė mundshme tė konfliktit sirian.