Halimi: Jemi mësuar të na quajnë ‘ekstremistë islamikë’

Publikuar: 31.01.2013 - 15:53

Preshevė, 31 janar - Deputeti i vetėm shqiptar nė Kuvendin e Serbisė, Riza Halimi nuk ka arritur tė enjten qė tė kėrkojė pėrgjegjėsi nga kryeministri Ivica Dacic pėr ēėshtjen e pėrmendores sė policėve tė vrarė serbė nė fshatin Luēan tė Bujanocit. Halimi kishte planifikuar tė shfrytėzonte njė paraqitje tė qeveritarėve serbė nė njė seancė tė Kuvendit, por kjo u shty pėr njė seancė tjetėr.Nė njė bisedė pėr Telegrafin, Halimi ka deklaruar se para dy muajsh kishte kėrkuar nga kreu i Ekzekutivit serb shpjegime pėr pėrmendoren nė Luēan, por Dacic nuk kishte kthyer pėrgjigje, edhe pse ligjėrisht ishte i obliguar qė tė pėrgjigjej brenda njė periudhe njėmujore.

“Unė jam deputet i pavarur, edhe kam tė drejtė qė vetėm njė herė nė muaj tė kėrkojė sqarime nga qeveritarėt, ndėrsa tash duket se do tė kalojė edhe njė muaj tjetėr. Ėshtė e qartė se nuk ka vullnet pėr kėtė ēėshtje”, ka thėnė Halimi.

Shqiptarėt kanė paralajmėruar nesėr njė protestė nė Bujanoc pėr kėtė ēėshtje.

Deputeti shqiptar ka deklaruar se janė ndier shumė keq kur Dacic kishte krahasuar ēėshtjen e lapidarit tė UĒPMB-sė me Al-Qaeden.

“Ky identifikimi i shqiptarėve me ‘ekstremizmin islamik’ ėshtė politikė e vjetėr serbe. Ata tash sigurisht e keqpėrdoren edhe njė performancė qė e patėm ne gjatė njė proteste, kur nė shenjė solidarizimi me dhjetė ish-luftėtarėt e UĒPMB-sė tė akuzuar pėr terrorizėm, patėm veshur fanella me mbishkrimin: Edhe ne jemi terroristė. Por, tash zyrtarėt serbė krejt shqiptarėt kanė nisur t’i identifikojnė me terrorizmin”, ka thėnė Halimi.

Krerėt politikė shqiptarė i kanė kėrkuar emisarit special tė OSBE-sė, Knut Vollebaek qė ēėshtja e pėrmendores nė Luēan dhe shqetėsimet e tjera t’i adresohen kreut shtetėror serb, ndėrsa kanė marrė premtimin nga zyrtari ndėrkombėtar se kjo do t’i bėhet e qartė zyrtarėve qeveritarė serbė.

Halimi deklaroi se ėshtė i zhgėnjyer nga presioni i pakėt ndėrkombėtar ndaj Serbisė, qė zė fill prej majit tė vitit 2001, kur NATO pati vendosur qė tė relaksojė zonėn prej 5 kilometrash midis kufirit tė Kosovės dhe Serbisė.

“Asokohe i pata shkruar ish-sekretarit Robertson, por pėrgjigja e tij ka qenė se qėllimi ishte qė autoritetet e sigurisė dhe ato ushtarake tė vendosnin raporte mirėbesimi me banorėt nė kėtė zonė. Por, asnjėherė kjo nuk u bė. Bile po ndodh e kundėrta, duke shtuar presionin ndaj shqiptarėve pėr braktisjen e trojeve”, ka thėnė Halimi.