Kandiq: Kosova ta shfrytëzojë pranimin e fajit nga Ojdaniq

Publikuar: 29.01.2013 - 16:10

Beograd, 29  janar - Gjykata e Hagės ka njoftuar se gjenerali serb Dragolub Ojdaniq ka pranuar dėnimin prej 15 viteve burg pėr shkak tė krimeve ndaj shqiptarėve tė Kosovės mė 1999. Ish drejtoresha e Fondit pėr tė drejtėn humanitare nė Beograd Natasa Kandiq ka thėnė pėr Radio Kosovėn, programi nė gjuhėn serbe, se pranimi i fajit ėshtė shumė me rėndėsi, pa marrė parasysh se kjo mund tė lidhet me tė drejtėn e Ojdaniqit qė pas dy tė tretave tė kohės sė vuajtjes sė dėnimit, tė kėrkojė lirimin.“Pranimi se ėshtė fajtor nga ana e Ojdaniqit, nė tė gjitha pikat e aktakuzės pėr tė cilat ėshtė gjykuar, paraqet pranimin e parė tė fajit nga dikush me njė gradė tė lartė ushtarake. Ai e pranon fajin pėr pjesėmarrje nė krimet,e qė synimi ka qenė deportimi i popullatės shqiptare nga Kosova. Ai i pranon vrasjet masive, djegien e pronės, ka pranuar krime tė rėnda qė janė vlerėsuar si krime kundėr njerėzimit. Ojdaniqi ndoshta ėshtė motivuar pėr shumė arsye pragmatike”, tha Kandiq.

Kandiq vlerėson se pranimin e fajit nga ana e Ojdaniqit, Qeveria e Kosovės do ta shfrytėzoj nė dialogun qė po mbahet nė Bruksel mes Kosovės e Serbisė.

“Unė mendoj qė kėtė situatė pala kosovare dhe kryeministri Hashim Thaēi do ta shfrytėzojnė nė dialogun me Serbinė. Nga ana tjetėr, kryeministri i Serbisė, Ivica Daēiq ndoshta do tė shėrbehet mė faktin se Ojdaniq ėshtė njeri i moshuar, i sėmurė dhe qė ai nuk ka tė ardhme profesionale. Megjithatė unė mendoj se me pranimin e fajit, Ojdaniq ka hapur rrugė pėr bisedime”, tha Kandiq.

Gjykata e Hagės ish gjeneralin e ushtrisė sė Serbisė, Dragolub Ojdaniq e ka dėnuar me 15 heqje lirie pėr shkak tė krimeve qė i ka kryer ndaj shqiptarėve tė Kosovės nė vitin 1999.

 

Driton Bakija Gjakove 30.01.2013/09:20

Ke te drjete ,Natasha Kandiq.Kosova duhet ta shrytezoje kete raste qe ne bisidimet ,KosoveSerbi pala Kosovare ti thote pales ,Serbe qe ju keni bere krime ndaj popullit te ,Kosoves ta pranoje ralietin ne ,Kosove dhe ta njohe pavarsine e ,Kosoves.

xhelal halili30.01.2013/00:29

Jam i bindur qe kjo qeveri ka me shfrytezu pranimin e fajit te ojdaniqit ne favor te serbise