Lugina s’do të jetë temë dialogu mes Beogradit e Prishtinës

Publikuar: 29.01.2013 - 15:47

Beograd, 29 janar  - Shefi i Trupit Koordinues pėr komunat e Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės Zoran Stankoviq ka deklaruar se drejtat e shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės nuk do tė jetė temė e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinės. ”Drejtat e askujt nuk janė rrezikuar dhe tė gjitha tensionet po shkaktohen artificialisht. Ne po pėrkthejmė librat nė gjuhėn shqipe, gjithsej 77, po sigurojmė bursa, po organizojmė shkollime gratis tė serbishtes”, tha Stankoviq pėr shtypin e sotėm.

”Tash duhet t’i kthehemi projekteve qė do t’i kontribuojnė rimėkėmbjes sė mėtejme tė kėsaj zone tė vendit, dhe kjo do tė ndikojė plotėsisht nė uljen e tensioneve”, transmeton qik-u pohimet e  Stankoviqit.

Sipas tij, nė Luginėn e Preshevės nuk ka ndėrprerje tė projekteve, qėllimi i tė cilave ėshtė pėrmirėsimi i jetės sė njerėzve nė ato tri komuna. “Gjatė vitit tė kaluar nė Preshevė dhe Medvegjė janė investuar 222 milionė dinarė dhe janė pėrmbushur tė gjitha detyrat e parashtruara. Projektet mė tė rėndėsishme janė ndėrtimi i fazės sė parė tė akusherisė jashtėspitalore nė Preshevė, pėrgatitja e lokacionit pėr ndėrtimin e repartit tė Fakultetit Ekonomik nga Subotica, ndarja e 100 milionė dinarėve pėr hapjen e vendeve tė reja tė punės nė vitin e kaluar”, tha Stankoviq.