Daçiq: Nuk ka demontim të institucioneve serbe

Publikuar: 18.01.2013 - 15:30

Beograd, 18 janar- Kryeministri i Serbisė Ivica Daēiq nė njė bisedė pėr B92 ka hedhur poshtė pohimet  e kryeministrit tė Kosovės Hashim Thaēi se ėshtė arritur marrėveshja pėr demontimin institucioneve serbe nė veri.

"Secili mund tė interpretojė nė mėnyrėn e vet. Nuk ėshtė e vėrtetė tė kemi filluar demontimin, kemi filluar bisedimet se si duket veēantia, pozita speciale e popullit serb nė Kosovė nė situatėn kur nuk flitet pėr statusin final", ka thėnė Daēiq.

Daēiqi ka shtuar se tani “po vjen zgjidhja qė ėshtė dhėnė nė platformėn serbe".

"Ne nuk e njohim pavarėsinė e Kosovės, por ne na intereson si ėshtė i organizuar populli serb, pėrkatėsisht si do tė funksionojė bashkėsia e komunave serbe, cilat do tė jenė kompetencat dhe institucionet e saj”, ka thėnė Daēiq.

Nė pyetjen se a do tė mbesin institucionet serbe nė Kosovė, Daēiq ėshtė pėrgjigjur: 

"Kėto institucione tė popullit serb tė cilat duhet ndėrtuar, do tė jenė nė vend tė institucioneve qė dikush i konsideron institucione tė Serbisė. Ato edhe tani janė institucione tė popullit serb, porse ato do tė jenė institucione qė do tė njihen edhe nga ana e Prishtinės”. 

Dini4518.01.2013/19:50

Fjalise se fundit z. Daciq nuk kemi se cfare te i shtojme, ngase si cdo komune tjeter ne Kosove edhe pjesa veriore e saj duhet qe ti kete institucionet e veta legale te zgjedhura ne menyre demokratike nga vet popullata e asaj pjese, si edhe cdo kund tjeter.