Kundërshtohet zhvendosja e lapidarit të UÇPBMS-së afër xhamisë

Publikuar: 18.01.2013 - 09:45

Preshevė, 18 janar - Liderėt e shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės e kundėrshtojnė idenė e zhvendosjes sė lapidarit tė UĒPMB-sė nga hapėsira e Komunės sė Preshevės nė oborrin e xhamisė, afėr 50 metra mė larg, ashtu siē kishin kėrkuar autoritetet serbe.

Kryetari i Komunės sė Preshevės, Ragmi Mustafa, ka thėnė se dėshmorėt i pėrkasin kombit dhe jo njė religjioni tė caktuar, prandaj nuk ka nevojė qė tė bėhet njė veprim i tillė.

“Kjo ide daton qe dhjetė vjet dhe ne e kemi hedhur pėrfundimisht atė”, ka thėnė ai. “Por nuk ėshtė lapidari as i xhamisė e nuk ėshtė as i kishės ortodokse, pra dėshmorėt janė tė kombit dhe nuk i takojnė njė konfesioni fetar dhe lapidari nuk ka tė bėjė me pėrfaqėsim fetar”.

Liderėt e partive politike shqiptare qė veprojnė nė Luginė tė Preshevės kanė mbajtur tė enjten njė mbledhje tė pėrbashkėt e tė jashtėzakonshme pėr tė diskutuar pėr situatėn aktuale politike dhe tė sigurisė nė Luginė.

Mustafa e ka pėrshkruar gjendjen tė qetė. Ai ėshtė shprehur se takimet e partive politike shqiptare do tė vazhdojnė edhe nė tė ardhmen. Kryetari i Preshevės ka thėnė se dokumentacioni pėr legalizimin e lapidarit me emrat e dėshmorėve tė kombit ėshtė tani  nė rregull dhe i legalizuar.

Qė gjendja ėshtė e qetė e ka thėnė edhe aktivisti pėr tė drejtat e njeriut nė Preshevė, Belgzim Kamberi, raportoi sot “Koha Ditore”.

“Vėrehet njė ulje e tensioneve, sigurisht si rezultat i 'skadimit' tė ultimatumit pa 'pasoja". Ėshtė gjendje vendnumėrimi ku kėta (liderėt politikė shqiptarė v.j.) thonė se po e legalizojnė lapidarin e ata (autoritetet serbe v.j.) thonė se duhet tė largohet”, ka thėnė ai. “Tė shohim si po rrjedhin gjėrat”.

Mbetet e njėjtė gjendja nė Luginė tė Preshevės.  Liderėt politikė shqiptarė nuk ndryshojnė qėndrimet, raportoi KTV. Thonė se janė unikė dhe zotohen se asnjė marrėveshje nuk ekziston pėr largimin, apo zhvendosjen e lapidarit tė dėshmorėve.

Kryetari i Kuvendit tė Bujanocit, njėherėsh lider i Lėvizjes pėr Progres Demokratik, Jonuz Musliu, pėrjashton mundėsinė e ndonjė konflikti tė armatosur nė Luginė tė Preshevės. Ai thotė se spektri politik i kėtushėm, ėshtė unik dhe kėrkon qė zgjidhja e kėtij problemi tė gjendet me mjete politike e assesi me forma tė tjera.

Nga ana tjetėr shtypi serb shkruan se pėrfaqėsuesit politikė shqiptarė nga Lugina e Preshevės janė tė gatshėm qė ta zhvendosin pėrmendoren nė ndonjė vend tjetėr, me kusht qė tė largohet edhe pėrmendorja qė ėshtė ngritur nė fshatin Lluēan pėr policėt serbė, shkruajnė mediet serbe.

Pėrmendorja e vendosur nė Preshevė do tė rrėnohet brenda njė deri dy ditėsh, edhe pse qeverisja lokale ka kėrkuar legalizimin e saj.

Nėnkryetari i parė i Qeverisė serbe, Aleksandar Vuēiq, ka thėnė se pėrmendorja e ngritur pėr policėt qė humbėn jetėn nuk do tė largohet me asnjė kusht, shkruajnė mediet e Beogradit.

Ndėrkohė nė mbrojtje tė Luginės sė Preshevės tė enjten ėshtė organizuar njė protestė nė Gjilan.

 

Shqiptari i Heshtur18.01.2013/09:48

Nese leshoni PE per ZHVENDOSJEN E LAPIDARIT ateher do humbni perkrahjen e POPULLIT SHQIPTAR KUDO QE JEMI , keni perkrahjen tone prandaj mos na zhgenjeni sepse kurr me sdo ju perkrahim .