Keqardhje e OKB-së për himnin famëkeq serb

Publikuar: 17.01.2013 - 22:05

New York, 17 janar - Kombet e Bashkuara kėrkuan falje pasi njė grup serb interpretoi njė kėngė famėkeqe, qė lidhet me masakrėn e Srebrenicės, para sekretarit Ban Ki-mun, njoftoi agjencia franceze e lajmeve AFP.

“Ne sinqerisht shprehim keqardhje qė njerėzit u ofenduan nga kjo kėngė, e cila nuk ishte futur nė programin zyrtar”, tha zėdhėnėsi i OKB-sė, Martin Nesirky, duke iu pėrgjigjur protestave qė erdhėn pėr shkak tė kėngės “Marshi nė Drinė”, tė kėnduar nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė tė hėnėn, transmeton Rel.

Duke mos qenė nė dijeni pėr konotacionet nacionaliste tė kėngės, Ban dhe zyrtarė tė tjerė tė OKB-sė duartrokitėn korin serb Viva Vox, pas interpretimit tė kėngės.

“Marshi nė Drinė” u shkrua fillimisht pėr tė lavdėruar trupat serbe tė vrarė gjatė njė beteje nė Luftėn e Parė Botėrore, por pastaj ėshtė bėrė himn nacionalist pėr serbėt.

Kjo kėngė thuhet se u kėndua nga forcat serbe gjatė masakrės sė Srebrenicės, nė vitin 1995, kur u vranė tetė mijė meshkuj myslimanė.