Huliganët maqedonas rrahin pesë të rinj shqiptarë

Publikuar: 06.01.2013 - 10:44

Shkup, 6 janar – Njė grup prej afro 20 vetash tė nacionalitetit maqedonas ka sulmuar pesė tė rinj shqiptarė tė moshės deri 16-vjeēare nė lagjen “Aerodrom”, nė Shkup, tė shtunėn, duke u shkaktuar atyre lėndime tė rėnda trupore, njofton portali “Zhurnal.mk”.

Njėri nga tė rinjtė shqiptarė ka pėsuar lėndime tė rėnda trupore dhe ėshtė dėrguar pėr trajtim urgjent nė Spitalin e qytetit nė Shkup. Edhe pėr katėr tė tjerėt raportohet se janė lėnduar rėndė.

"Sa dolėm te udha, kur i pamė mbi 20 veta, vrapuan, na zunė dhe na rrahėn. Veē bėrtitėn, maqedonas ishin, edhe si na zunė na rrahėn me shkopinj bejsbolli. Ata ishin 20-30 vetė, ne ishim pesė vetė", ka sqaruar ngjarjen Riad Iljazi, njėri prej tė rrahurve, raporton “Alsat”.

Prindi i Riadit, Naseri, rrėfen se e kishte tėrhequr djalin kohė mė parė nga shkolla e mesme ndėrtimore “Zdravko Cvetkovski – GUC” e cila ndodhet nė Karposh IV, me qėllimin qė t’i shmangej pėrplasjes me huliganėt. 

"Ky shtet pėr mua ėshtė katastrofė. Me ndodh qė shqiptarėt i rrahin maqedonasit, kapen menjėherė. Shqiptarėt kur rrihen, kryerėsit nuk kapen asnjėherė. Nuk ka ndodhur rastėsisht kjo", citon “Alsati” fjalėt plot mllef tė babait tė Riadit.

Ndaj sulmit ka reaguar tė shtunėn Rilindja Demokratike Kombėtare e drejtuar nga Rufi Osmani. Kjo parti bėn bashkėfajtor pėr dhunėn koalicionin qeveritar.

“Pas diskriminimit tė shqiptarėve nė rastet e fundit mospranimi i amendamenteve tė RDK-sė,  anashkalimi i gjuhės shqipe nė autobusėt lokalė, diskriminimi me banesat sociale dhe rasti i fundit ku fėmijėt shqiptarė rrihen nga 20 huliganė janė dėshmi e radhės se fėmijėt shqiptarė nuk ka kush t’i mbrojė.  Kjo vjen si rezultat i paaftėsisė sė partisė shqiptare nė Qeveri, BDI qė pėrfundimisht tė reagojė nė kėto raste qė nxisin urrejtje ndėretnike, pasi qė Nikollės (Gruevskit v.j.) i pėlqen kjo lojė nė prag tė zgjedhjeve”, thuhet nė reagimin e RDK-sė. “Qeveria me rastet e fundit me dhunėn e shkaktuar nė Parlamentin e Maqedonisė ėshtė vetėm njė leksion pėr huliganėt maqedonas. Pėrderisa brenda nė Parlament tėrhiqen zvarrė gazetarė, rrihen deputetė pse mos kėta huliganė tė cilėt kanė mbėshtetje nga Qeveria aktuale tė mos rrahin fėmijė shqiptarė”.

RDK-ja pyet se deri kur kjo qeveri do tė keqtrajtojė fėmijė shqiptare dhe sa fėmijė duhet tė rrihen nė mėnyrė qė tė reagohet, nė veēanti nga partia shqiptare nė Qeveri, BDI-ja.

RDK-ja kėrkon pėrgjegjėsi nga ministria pėrkatėse dhe u bėn thirrje tė gjitha institucioneve shtetėrore, partive politike, ndėrkombėtarėve pėr ndėrmarrje tė masave konkrete, ndėshkim juridik tė Qeverisė, qė tė ketė kujdes tė veēantė ndaj raporteve ndėretnike dhe gjetjen e huliganėve qė rrahin fėmijėt shqiptarė.

gecaj arsim06.01.2013/12:22

na shqipetaret vetem lafe kemi vetem hajni e problem mese veti e duhete me menu mir se kena pune ne balkan me slavortokse