Protestat e opozitës në Maqedoni, me tone antishqiptare

Publikuar: 30.12.2012 - 14:24

Shkup, 30 dhjetor - Protestat e opozitės maqedonase kanė nisur edhe me fjalime provokuese dhe antishqiptare.

Stojanēo Angelov, lideri i Organizatės “Dinjiteti” qė tubon veteranėt maqedonas tė konfliktit tė vitit 2001 nė protestėn e djeshme ka deklaruar se pikėrisht Branko Cėrvenkovski si kryeministėr i Maqedonisė nė vitin 1998 dėrgoi policinė dhe hoqi flamujt shqiptarė para komunave tė Gostivarit dhe Tetovės, ndėrsa Gruevski iku nė Amerikė kur Shkupi u mbush me flamuj shqiptarė nė 100 vjetorin e pavarėsisė sė shtetit shqiptar.

“Kur nė vitin 1997 u vendosėn flamujt shqiptarė nė Gostivar dhe Tetovė, Branko nuk iku nė Amerikė, por e dėrgoi policinė pėr heqjen e tyre. Ndėrsa tani patėm rastin qė ta shohim Shqipėrinė nė Maqedoni. Tėrė Shkupi, tėrė Maqedonia veriperėndimore ishte e stėrmbushur me flamuj shqiptarė. Mua ndoshta nuk mė pengojnė shumė ato, por ku ishte patrioti dhe lideri i madh. Por, ai iku pėr investime pikėrisht nė atė periudhė”, deklaroi Angelov, transmeton INA.

Partitė shqiptarė jozyrtarisht kanė dėnuar deklarimet dhe mesazhet e tilla tė opozitės maqedonase, e cila sėrish pėrdor kartėn nacionaliste dhe antishqiptare pėr tė tėrhequr masat protestuese.

Kėto mesazhe nga protestat e opozitės vijnė edhe pse nė radhėt e saj janė individė tė komunitetit shqiptarė tė shoqėrisė civile, tė cilėt individualisht pėrkrahin protestat e opozitės.  Organizata “Dinjiteti” ėshtė pjesė e koalicionit qeveritar “Lidhja pėr tė Ardhmen”.