“Lufta” e deklaratave acaron raportet Turqi-Greqi

Publikuar: 23.12.2012 - 21:58

Stamboll, Athinė, 23 dhjetor - Ngritja e besueshmėrisė sė kreditimit tė Greqisė me gjashtė nivele nga agjencia e vlerėsimit tė rrezikut “Standard and Poor’s” duket se ka sjelle pakėnaqėsi tek fqinji i saj nė anėn lindore tė Egjeut, nė Turqi.

Kryeministri Recep Tayyip Erdogan ka akuzuar institucionin financiar se ėshtė totalisht i politizuar, pasi mban anėn e Greqisė qė po zhytet dhe po shet ishujt e saj, ndėrsa nuk jep asnjė vlerėsim pėr Turqinė.

I menjėhershėm ka qenė reagimi i Athinės zyrtare, nėpėrmjet ministrit tė Jashtėm, Dimitris Avramopoulos, qė ka thėnė se deklaratat keqdashėse nuk u pėrshtaten udhėheqėsve, sidomos atyre fqinj, qė nga ana tjetėr kėrkojnė tė ndėrtojnė marrėdhėnie tė miqėsisė dhe besimit.

“Krizat ekonomike janė si epidemi, nuk njohin kufij dhe nuk e di askush kur trokasin nė derė”, ka shtuar Avramopoulos, duke theksuar se asnjė ishull grek nuk shitet, pasi “vlerat e njė kombi kurrė nuk kanė ēmim dhe kombet historike tė tilla si Greqia e gjejnė gjithmonė rrugėn e tyre”.

Nė fillimet e vitit tė kaluar, nė njė takim qė pati ish-kryeministri Papandreu me homologun e tij turk Erdogan, u duk se midis dy vendeve po fillonte njė klimė e re pozitive, por asgjė e tillė nuk ndodhi.

“Lufta” e deklaratave acaron pėrsėri Athinėn dhe Ankaranė nė njė moment kur Greqia dėshiron tė mbyllė me fqinjėt e saj ēėshtjen e kufijve detarė, pėr tė filluar kėrkimet nė zonat e saj detare pėr naftė dhe gaz, shfrytėzimin e kėtyre pasurive natyrore, rezervat e tė cilave pėrllogariten nė miliarda euro dhe do tė zvogėlojnė ndjeshėm borxhin e saj kolosal.

Greqia nuk ka nėnshkruar me asnjė prej fqinjėve tė saj si Italia, Shqipėria, Egjipti, Libia dhe Turqia marrėveshje pėr Zonėn Ekonomike Ekskluzive detare.

Edhe nė vizitėn e tij para dy ditėsh nė Libi, Avramopulos nuk ka marrė njė pėrgjigje pozitive pėr tė mbyllur njė marrėveshje midis dy vendeve, e cila do t’i shėrbente Greqisė si njė bazė pėr tė rifilluar bisedimet pėr kufijtė detare qė vazhdojnė prej vitesh me Turqinė, por qė ende ndodhen nė udhėkryq.