Radhë të gjata në Tabanoc, mërgimtarët revoltohen

Publikuar: 21.12.2012 - 22:32

Shkup, 21 dhjetor - Nė pikėn kufitare Tabanoc, midis Serbisė dhe Maqedonisė, janė regjistruar kolona tė gjata tė veturave dhe revoltė e kalimtarėve pėr shkak tė pritjeve tė gjata nga ana e Maqedonisė.

Fluksi i madh i veturave ėshtė shtuar nė prag tė pushimeve dimėrore tė mėrgimtarėve qė nga vendet europerėndimore kthehen nė vendlindje. Mėrgimtarėt qė po presin me orė tė tėra nė kėtė pikė kufitare kanė akuzuar autoritetet kufitare tė Maqedonisė pėr neglizhencė dhe ngadalėsim tė punės.

“Ne po presim pėr disa orė dhe ėshtė skandaloze qė ne vazhdimisht kėtu pėrballemi me pritje tė gjata. Nuk ėshtė nė rregull kur ne me fėmijė presim me orė tė tėra nė kėto temperatura tė ftohta dhe kur kemi bėrė mijėra kilometra rrugė dhe tani kėtu po na krijohen problemet”, theksoi pėr agjencinė e lajmeve INA njė mėrgimtar qė po kthehej nga Gjermania.

Autoritetet kufitare nuk kanė dhėnė hollėsi pėr situatėn e krijuar, por vetėm kanė deklaruar se po punojnė me temp tė rregullt dhe nuk bėhet fjalė pėr zvarritje tė punės. Mėrgimtarėt kanė apeluar qė Ministria e Brendshme tė ndėrmarrė masa pėr tė rritur efikasitetin nė kėtė pikė kufitare. Shtimi i madh i lėvizjes nė pikėn kufitare Tabanoc po ndodh edhe pėr shkak tė fluksit tė madh tė emigrantėve turq, tė cilėt nga vendet europerėndimore pėrmes Maqedonisė dhe Greqisė, nė rrugėn e Korridorit 10, udhėtojnė drejt Turqisė.