Bllokimi i buxhetit 2013, krizë në Maqedoni

Publikuar: 14.12.2012 - 18:38

Shkup, 14 dhjetor - Projektbuxheti i vitit 2013 nė Maqedoni ėshtė njė nga ēėshtjet e fundit qė ka nxitur krizė politike, pėr shkak tė rrezikut tė mosmiratimit tė tij nė afatin e duhur.

Derisa vendet e rajonit kanė miratuar buxhetet pėr nė mot, nė Maqedoni ai akoma gjendet nėpėr komisionet parlamentare dhe nuk ka mbėrritur pėr miratim nė Parlament. Mbi 1 226 amendamente janė propozuar nga partitė opozitare, prej tė cilėve mbi 400 amendamente janė nga partia shqiptare RDK.

Nė Komisionin parlamentar tė financave dhe buxhetit dje u shqyrtuan 137 amendamente, derisa kanė ngelur edhe mbi 1 000 amendamente tjera. Kjo situatė ka shkaktuar krizė, pasi qė partitė e mazhorancės nuk kanė mbėshtetur asnjė amendament tė opozitės nė kuadėr tė kėtij komisioni, njofton agjencia Ina.

Qeveria ka theksuar se opozita po bllokon miratimin e projektbuxhetit, por partitė e opozitės kanė theksuar se qėllimi i tyre ėshtė qė tė hartohet njė buxhet cilėsor dhe pėr tė mirėn e qytetarėve. RDK ka theksuar se me amendamentet e tyre kėrkohet ndarja e mbi 25 pėr qind tė mjeteve tė buxhetit pėr projekte shqiptare.

Megjithė kėto kontradikta dhe humbje kohe, kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski ka caktuar seancėn plenare pėr buxhetin mė 24 dhjetor, kurse nga kabineti i tij kanė theksuar se qėllimi ėshtė qė brenda pesė ditėve tė debatit tė kalojė buxheti pėr 2013. Pėr zhbllokimin e situatės rreth projektbuxhetit 2013, RDK ka kėrkuar takim liderėsh pėr tė arritur marrėveshje rreth kėrkesave tė opozitės.