Zëvendëskryeministri serb: Pa BE-në s’mund të mbijetojmë

Publikuar: 29.11.2012 - 22:21

Beograd, 29 nėntor – Nėse dikush mendon sė mundemi pa Evropėn, unė ju them se ne nuk mund tė mbijetojmė, nuk do tė kemi si t’i paguajmė pensionet, tha sot nė Kuvndin e Serbisė zėvendėskryeministri i qeverisės serbe, Aleksandar Vuēiq, duke u pėrgjigjur nė pyetjen e njė deputeti se pėr ē’arsye Serbia ngutet tė zbatojė marrėveshjen pėr menaxhimin e integruar tė kufirit me Kosovėn, raporton agjencia Fonet.

Sipas fjalėve tė tij, nė Serbi nuk ka mė oxhaqe fabrikash nga tė cilat del tym dhe nėse duam tė luftojmė pėr drejtėsinė, Serbia nuk bėn tė varet nga ndihma sociale e bashkėsisė ndėrkombėtare.

“Me siguri qė nuk duam tė bėjmė gjithė atė qė duhet ta bėjmė dhe kjo ėshtė nė fakt e mundimshme, por duhet tė ndėrmarrin atė qė mendojmė se ėshtė mė pak e keqe nė kėtė moment”, tha Vuēiq.