Izetbegoviq reagon për deklaratën skandaloze të presidentit sllovak

Publikuar: 29.11.2012 - 21:35

Sarajevė, 29 nėntor – Anėtari i Kryesisė sė Bosnjės e Hercegovinės, Bakir Izetbegoviq u takua sot nė Sarajevė me ambasadorin e Sllovakisė nė BeH, Mirosllav Mojzhit dhe kėrkoi nga ai sqarim me rastin e deklaratės sė djeshme tė presidentit sllovak, Ivan Gashparoviq nė Banjallukė, kur kishte tėrhequr paralele ndėrmjet entitetit serb nė BH dhe Ēekisė e Sllovakisė”.

Izetbegoviq shprehu pakėnaqėsinė e tij me deklaratėn e presidentit sllovak, duke vlerėsuar se ėshtė e papranueshme, juridikisht dhe politikisht e paqėndrueshme tė barazohet pozita e entitetit serb nė BH me marrėdhėniet e dy shteteve sovrane siē janė Ēekia dhe Sllovakia.

Kreu i BH-sė tha se “asnjėherė nuk bėn tė harrohet qė entiteti serb nė BH ėshtė krijuar me anė tė agresionit, gjenocidit dhe pastrimit etnik tė boshnjakėve e tė kroatėve dhe se nuk ka kurrfarė parakushtesh juridike-historike-morale pėr realizimin e kėrkesės pėr pavarėsim tė kėtij entiteti”. 

“Eniteti serb mund tė ekzistojė vetėm si pjesė e BH-sė dhe kurrė nuk mund tė jetė mė shumė se kaq”, tha Izetbegoviq, duke shtuar se deklarata e kreut tė Sllovakisė mund tė krijojė pasqyrė tė rrejshme se ėshtė i mundur pavarėsimi i entitetit serb.