Jeremiq shtyn sërish Serbinë në konfrontim me Perëndimin

Publikuar: 21.11.2012 - 10:23

Beograd, 21 nėntor - Vendimi i ish - kryediplomatit tė Serbisė, tash president i Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė, Vuk Jeremiq qė tė caktojė debat mbi punėn e Tribunalit Ndėrkombėtar tė Hagės, Serbisė nuk do t’i sjellė kurrfarė pėrfitimi, por, mund ta shtyjė nė rrugėn drejt konfrontimit me vendet evropiane dhe botėrore nga tė cilėt varet fati i integrimit tė saj, thonė analistė serbė dhe ndėrkombėtarė, transmeton REL.

Vendimi i Jeremiqit ka pasuar lirimin si tė pafajshėm tė gjeneralėve kroatė, Ante Gotovina dhe Mlladen Markaq nga Dhoma e Apelit e Tribunalit Ndėrkombėtar tė Hagės.

Jeremiq ka shkruar nė rrjetin social Twitter, se vendimi pėr lirimin e tė akuzuarve pėr spastrim etnik, nuk duhet fshehur nėn tepih.

“Nė tė kundėrtėn, dikush do tė mendojė, se kjo ėshtė njė recetė edhe pėr veriun e Kosovės”, ka thėnė ai, duke aluduar nė operacionin “Stuhia”(Oluja), pėr tė cilin akuzoheshin Gotovina dhe Markaq, gjatė tė cilit, sipas aktakuzės, ishte larguar qėllimisht nga territori kroat i Krajinės, popullata civile serbe.

Analistėt nė Serbi, por edhe ata tė huaj, nuk e shohin me sy tė mirė iniciativėn e Jeremiqit.

Ish diplomati i Serbisė, Vatroslav Vekariq thotė se nuk mund tė mohohet se Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė mund tė debatojė pėr organet e OKB-sė qė i ka nėn pėrgjegjėsi, ku bie edhe Tribunali i Hagės. Por, ai  nė njė prononcim pėr Radion Evropa e Lirė, flet pėr rrethanat qė mund ta komprometojnė iniciativėn e Jeremiqit.

“Kjo rrethanė, ka tė bėjė me faktin se Vuk Jermeiqi ka kėrkuar qė Asambleja tė debatojė pėr Tribunalin e Hagės, i motivuar nga vendimi ndaj gjeneralėve kroatė. Motivimi i tij ka bazė emotive, andaj, qė nė fillim, nuk ėshtė gjė e mirė”, thotė ai, duke shtuar se Jeremiq nuk ėshtė sjellė si duhet tė sillet njė kryesues i Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė.

“Ėshtė hap politik, qė duke pėrfaqėsuar Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė, tė vendosėsh nė rend dite njė temė qė i intereson vendit tėnd. Pėr kėtė do tė marrė shumė kritika”, shpjegon ish diplomati.

Jelena Miliq, drejtoreshė e OJQ-sė, Qendra pėr Studime Euro-Atlantike, vė nė pah hipokrizinė dhe qasjen dekonstrukitve qė sipas saj reflekton iniciativa e fundit e Jeremiqit.

“Kur caktoni njė debat tė tillė nė OKB, duke mos ofruar alternativė, atėherė ėshtė e qartė se ju nuk keni qėllim tė sinqertė mbi kontributin e drejtėsisė tranzicionale tė njė tribunali ndėrkombėtar, por, krejt diēka tjetėr. Kjo ėshtė qė tė pėrgatitet terreni pėr tė diskualifikuar tė gjitha gjykimet e ardhshme, qė do t’i nxjerrė Tribunali i Hagės, e qė lidhen kryesisht me Srebrenicėn”, shprehet Miliq.

Ajo thekson se Jeremiq as qė ka reaguar kur presidenti serb Tomisllav Nikolliq e ka ofenduar Tribunalin, duke kėmbėngulur se nė Srebrenicė nuk ka pasur gjenocid, pa marrė parasysh vendimet e gjykatave, qė e cilėsojnė si tė tillė.

Proceset jetike, tė rėndėsishme pėr tė ardhmen e Serbisė janė nisur nė njė drejtim racional dhe iniciativa e Jeremiqit, mund t’ju japė njė goditje tė rėndė, vlerėson Vatroslav Vekariq.



“Ėshtė procesi i integrimeve evropiane, e paralelisht me tė, edhe procesi i dialogut politik me Prishtinėn. Tė gjitha kėto janė nisur nė njė drejtim racional, dhe me kėtė iniciativė, ky drejtim racional vihet nė pikėpyetje”, shprehet Vekariq.

Nga vlerėsimet e ekspertėve tė Serbisė, nuk ėshtė larg as mendimi i analistit britanik.

James Ker-Lindsay, ekspert pėr marrėdhėnie ndėrkombėtare nė London School of Economics, thotė pėr Radion Evropa e Lirė, se sa do qė tė mund tė ketė sjellė frustrim nė Serbi, vendimi i Tribunalit pėr gjeneralėt kroatė, nuk beson se Serbia mund tė arrijė diēka me debatin nė OKB.

“Mendoj se debati nė OKB mbi gjykimin e gjeneralėve kroatė, si dhe hapja e ēėshtjes sė tribunaleve ad hoc ndėrkombėtare tė OKB, mund ta ēojė Serbinė nė njė konfrontim me vendet kryesore tė BE-sė".

"Problemi tjetėr ėshtė se dihet struktura e AP tė OKB-sė dhe nė kėtė kuptim, qė mė parė dihet se nga cilat shtete do tė marrė Serbia mbėshtetje. Thėnė realisht, kėto nuk janė vende, nga debati i tė cilave, Serbia do tė ndjehej si fitimtare”, shprehet Linsay.

Ai thotė se vendet qė do tė mund ta mbėshtesin Serbinė, do tė jenė ato, qė marrin zakonisht kritika pėr shkeljen e tė drejtave tė njeriut nė vendin e tyre.

“Mes tyre mund tė themi se gjendet Irani. Atėherė shtrohet pyetja, ēfarė dobie merr Serbia nga kjo. Prandaj mendoj se ėshtė argument mjaft i  fuqishėm ai, se debati nė OKB nuk ėshtė nė interesin e Serbisė, e cila po synon anėtarėsimin nė BE”, thotė James Ker-Lindsay.