Presidenti Ivanov vizitoi Katedrën e gjuhës shqipe

Publikuar: 20.11.2012 - 18:25

Shkup, 20 nėntor - Nė prag tė 22 nėntorit, dita e 104 vjetorit tė Alfabetit shqip, presidenti i Maqedonisė Gjorge Ivanov vizitoi Katedrėn pėr gjuhė dhe letėrsi shqipe nė Fakultetin filologjik “Bllazhe Koneski” institucioni mė i vjetėr i arsimit tė lartė nė Maqedoni e cila mban mėsim nė gjuhėn shqipe, transmeton Zhurnal.

Kreu i shtetit tė Maqedonisė u uroi festėn studentėve dhe profesorėve tė cilėt e njohėn me punėn e tyre dhe me problemet qė kanė. E falėnderuan sepse ėshtė funksionari i parė qė e ka vizituar Katedrėn nė ekzistimin e saj pėr dekada me radhė.

“Gjuha ėshtė mjet pėr komunikim, ndėrsa ajo ėshtė shumė e rėndėsishme. Duhet tė mėsoni tė komunikoni qė tė mos getoizoheni. Nė kėtė katedėr mėsohet dhe kultivohet gjuha shqipe dhe tradita, ndėrsa me kahen e pėrkthimit afrohen dy kultura tė cilat kanė ekzistuar bashkė me shekuj”, tha presidenti Ivanov.

Studentėt lexuan poezi nga Fatos Arapi dhe nga Bllazhe Koneski me pėrkthim nė gjuhėn maqedonase, gjegjėsisht nė gjuhėn shqipe.

Profesorėt iu ankuan presidentit se nuk ka ripėrtėritje tė kuadrit dhe se nė drejtimin e pėrkthimit kanė vetėm njė lektor, me ēka duhet tė angazhojnė bashkėpunėtorė tė jashtėm. Ivanov pėr kėtė tha se ka dėshirė pėr punėsime tė kuadrit, por se arsyet janė nė situatėn e pėrgjithshme ekonomike.

Profesoresha Valbona Toska theksoi se Katedra ėshtė shembull i rrallė i arsimit tė integruar, sepse nė drejtimin e pėrkthimit dhe interpretim ka edhe studentė pėr tė cilėt gjuha shqipe nuk ėshtė gjuhė amtare, ndėrsa shumė prej tyre pas diplomimit e flasin rrjedhshėm.

Duke folur pėr historikun, Toska informoi se deri mė tani kanė diplomuar 1.165, ndėrsa momentalisht nė tė gjitha vitet studimore studijojnė 163. Nė studime postdiplomike janė 64 (42 pėr gjuhė dhe 22 nė letėrsi), kanė magjistruar 44, ndėrsa kanė doktoruar gjithsej 31.

Katedra pėr gjuhė dhe letėrsi shqipe ėshtė hapur nė vitin 1971/1972. Mė parė, prej vitit 1959/1960, ka qenė Seminar pėr gjuhė shqipe, ndėrsa ka filluar si Lektorat nė vitin 1951, nė kuadėr tė Katedrės pėr gjuhė maqedonase dhe gjuhėt e sllovene-jugore.