Uniteti faktorizon shqiptarët në shumë komuna të Maqedonisë

Publikuar: 12.11.2012 - 13:49

Shkup, 12 nėntor - Nė rast tė njė uniteti ndėrmjet partive shqiptare nė Maqedoni, shqiptarėt mund tė fitojnė dhe tė jenė faktor me ndikim nė shumė komuna. Sipas njė analize tė agjencisė sė lajmeve INA dhe organizatės OBRIE, shqiptarėt nė rast tė unitetit dhe konkurrimit nė zgjedhje me njė listė zgjedhore pėr kėshilltarė dhe njė kandidat pėr kryetar komune, mund tė arrihet fitore edhe nė disa komuna tjera. Bashkimi i partive politike pėrmes kėsaj formule do tė arrinte fitore edhe nė komuna tjera pėrveē Tetovės, Gostivarit, Strugės, Ēairit dhe komuna tjera rurale.

Nė bazė tė pėrqindjes sė popullsisė nė disa komuna, ku shqiptarėt pėrbėjnė prej 20 deri 30 pėr qind tė popullsisė, fitore e rėndėsishme dhe pozicionim tė fuqishėm partitė shqiptare bashkėrisht mund tė kenė nė  Shkup, Kėrēovė, Kumanovė, Butel, Zelenikovė, Gazi Babė, Dollnen, Ēashkė dhe disa komuna tjera. Uniteti i partive mund tė sjellė rezultate mė tė mira duke shtuar numrin e kėshilltarėve edhe nė komunat e Manastirit, Velesit, Ohrit, etj. 

Kreu i BDI-sė, Ali Ahmeti, ka paralajmėruar njė unitet ndėrmjet partive shqiptare, duke mos saktėsuar se ky koalicionim do tė vlejė sipas kėsaj formule.