Kriza ekonomike, Greqia çmonton anije dhe tërheq aeroplanë

Publikuar: 22.09.2012 - 13:14

Athinė, 22 shtator - 517 milionė euro aspiron tė shpėtojė Greqia me shkurtimet drastike nė fushėn e Mbrojtjes, njė nga fushat tė cilės Athina i ka kushtuar vėmendje tė madhe dhe shpenzime marramendėse, sidomos pėr shkak tė raporteve tė tensionuara me Turqinė. Sipas gazetės greke Proto Thema, Ministria e Mbrojtjes ka vendosur tė mbyllė 55 reparte ushtarake, 15 qendra tė rekrutėve, madje edhe tė tėrheqė 47 aeroplanė tė tipit A7 Corsair dhe RF4, 11 luftanije, ndėr tė cilat 2 fregata, 3 minalėshues, njė cisternė dhe 400 tanke tė tipit M48 dhe M60. Zyrtarėt e Mbrojtjes thonė se nga tėrheqja e avionėve dhe anijeve tė vjetra do tė fitohen shuma drastike, raporton Balkanweb.

Me vendim tė ministrit Panos Panajotopulos, hiqet plotėsisht programet e armatimit me vlerė 104 milionė euro. Nė shkurtimet operative me vlerė 80 milionė euro pėrfshihen mbyllja e reparteve dhe kampeve, tė cilat sė bashku me pronat e Ministrisė sė Mbrojtjes do tė pėrdoren nga shteti pėr rritjen e tė ardhurave.

Do tė reduktohet gjithashtu numri i studentėve tė regjistruar nė shkollat e Forcave tė Armatosura me 30% dhe i oficerėve, ulje qė do tė rezultojė nė kursime tė konsiderueshme pėr 40 vjetėt e ardhshme. Nė paketėn e kursimeve pėrfshihet edhe ulja e pagave tė ushtarakėve dhe atyre nė pension, e vendosur tashmė. Ministria thotė se shkurtimet kursejnė plot 2 miliardė euro, krahasuar me buxhetin e vitit 2009.

Sipas zyrtarėve, kėto shkurtime nuk prekin nivelin e lartė tė aftėsisė parandaluese dhe efektivitetin luftarak tė forcave tė armatosura greke.