Ligji i branitellave, me procedurë të shpejtë?!

Publikuar: 14.09.2012 - 21:28

Shkup, 14 shtator - Si njoftojnė burime partiake nė parlamentin e Maqedonisė, VMRO-DPMNE ėshtė duke menduar seriozisht tė tėrheqė ligjin pėr branitella dhe ta propozoj atė me procedurė tė pėrshpejtuar, duke anashkaluar kėshtu komisionet parlamentare dhe stėrgjatjen e fjalimeve tė deputetėve tė BDI-sė. Kjo, siē mėson ALSAT-M, ka qenė edhe pjesė e bisedimeve tė sotme tė kreut tė partisė nė pushtet, Nikolla Gruevski me partnerėt e tij tė koalicionit, qė u zhvillua nė hotelin Best Western nė Shkup. Pas takimit, deputeti i kėsaj partie, Ilija Dimovski zyrtarisht nuk e paralajmėroi njė gjė tė tillė, por tha se qėndrimi i partisė sė tij dhe partnerėve tė koalicionit mbetet i njėjtė: “Ligji pėr Branitellat ėshtė pozitiv dhe ka pėr t’u miratuar”. “Republika e Maqedonisė funksionon nė bazė tė Kushtetutės dhe nė bazė tė ligjeve. Kuvendi i RM-sė funksionon nė bazė tė Rregullores dhe rregullave tė tjera qė ekzistojnė pėr punėn e tij. Deputetėt nė kuadėr tė atyre mundėsive veprojnė ashtu siē mendojnė, shohim se rregullorja ashtu siē ėshtė edhe sot mundėson njė diapazon tė gjerė tė mundėsive qė tė shfrytėzohen rregullat. Ajo qė ne dėshirojmė tė theksojmė sėrish ėshtė se ligji pėr ‘Branitellat’, ėshtė ligj pozitiv i cili askujt nuk i merr kurrfarė tė drejte dhe mundėsie, pėrkundrazi e thellon kėtė materie pėr tė cilėn tanimė ka njė ligj tė miratuar nė RM. Prandaj vlerėsojmė qė partitė politike duhet ta tejkalojnė periudhėn ku me emocione komentonin rreth ligjit pėr Branitella, dhe tė bėjnė pėrpjekje qė ta shohin nė mėnyrė racionale kėtė propozim ligj”, u shpreh Dimovski.