Shqiptarët drejt qyteteve, maqedonasit nga fshati

Publikuar: 12.07.2012 - 10:42

Shkup, 12 korrik -  Tė dhėnat pėr migrimin e brendshėm tė popullsisė tregojnė se gjatė vitit 2011 pjesa mė e madhe e qytetarėve kanė migruar nga fshati nė qytet. Pjesa me madhe e migrimeve nga fshati nė qytet ka ndodhur nė rajonin verilindor, nė tė cilin kanė ndodhur 42 pėr qind e migrimit tė pėrgjithshėm nga qyteti nė fshat. Karakteristikė pėr rajonin e Pollogut janė migrimet mes fshatrave, tė cilat pėrbėjnė 58, 8 pėr qind tė migrimeve tė pėrgjithshme nga fshati nė fshat, raporton ‘Lajmi’.

Sipas tė dhėnave tė Entit Shtetėror pėr Statistikė gjatė vitit 2011 kanė migruar 3734 persona.  787 prej tė cilėve kanė shkuar nga qyteti nė fshat, 1219 nga fshati nė qytet, 452 nga qyteti nė qytet dhe 1276 nga fshati nė fshat. Migrimet me tė shumta kanė ndodh nė rajonin jug perėndimor  660, ndėrsa mė pak migrime ka nė rajonin e Shkupit  194. Nė rajonin e Pollogut kanė ndodh  338  migrime nga fshati nė fshat , nga 575 migrime sa kanė ndodh gjithsej.  Migrimet me tė shumta nga qyteti nė fshat  kanė ndodh nė rajonin e Pellagonisė me 140 gjithsej dhe mė pak nė rajonin juglindor 82. Migrimet mė tė shumta nga fshati nė qytet kanė ndodh nė rajonin lindor 205 dhe mė pak nė rajonin e Shkupit  68. Migrimet nga qyteti nė qytet mė shumė kanė ndodhur nė  rajonin jug perėndimor 119 dhe me pak nė rajonin e Shkupit, ku nuk ka ndodhur asnjė lėvizje e kėtij lloji tė popullsisė.

Sipas tė dhėnave tė Entit pėr Statistikė, 2 096 persona kanė ardhur nė Maqedoni nga shtetet e tjera, ndėrkaq qė janė larguar nga Maqedonia pėr nė shtetet e tjera 1 290. Pjesa mė e madhe e shtetasve tė huaj qė kanė ardhur nė Maqedoni  ėshtė vendosur nė rajonin e Shkupit 823 dhe me pak nė rajonin e Vardarit 72. Ndėrkaq, pjesa mė e madhe e atyre qė kanė ikur nga Maqedonia pėr nė shtetet e tjera ėshtė nga rajoni jugperėndimor 931, ndėrsa nga rajoni i Vardarit nuk ka ikur askush.