Athinë: Pak para zgjedhjeve prin Demokracia e Re

Publikuar: 28.05.2012 - 16:57

Athinė, 28 maj - Nė prag tė zgjedhjeve parlamentare qė do tė mbahen kah mesi i muajit tė ardhshėm nė Greqi anketat treguan se partia Demokracia e Re e ka marrė udhėheqjen. Demokracia e Re ėshtė parti e qendrės sė djathtė, e cila i pėrkrah masat e kursimeve dhe angazhimet e kontraktuara me ‘treshen’ respektivisht BE-nė FMN-nė dhe kreditorėt e huaj, por tė cilat aktualisht i pėrkrahin vetėm 23% e qytetarėve. Kjo ėshtė pėrkrahje vetėm 1% mė e madhe nga ajo tė cilėn e gėzon koalicioni majtist Syriza, tė cilėn shumėkush para zgjedhjeve e kishte shpallur favorit. Gara do tė jetė e ngushtė, por vetėm edhe 1% mė shumė mund tė thotė shumė, sepse ligji zgjedhor grek partinė e cila fiton mė sė shumti nė zgjeshje automatikisht e shpėrblen me 50 ulėse shtesė nė parlament. Anketėn nė Greqi e kishte kryer agjencia MRB pėr tė pėrjavshmen Real News.