Mirënjohje shqiptarëve për mbrojtjen e hebrenjve

Publikuar: 26.04.2012 - 21:02

Washington 26 prill - Shtėpia muze e ish-presidentit amerikan, Woodrow Wilson, i vetmi muze presidencial nė Washington, nė bashkėpunim me Komisionin federal pėr trashėgiminė kulturore dhe me Ambasadėn shqiptare nė Shtetet e Bashkuara, kanė bėrė njė pritje tė veēantė pėr kryeministrin e Shqipėrisė, Sali Berisha.

Warren Miller, kryetar i Komisionit tė Shteteve tė Bashkuara, pėr Ruajtjen e Trashėgimisė amerikane jashtė vendit, agjenci qeveritare e ngarkuar pėr tė ndihmuar nė mbrojtjen dhe ruajtjen e pėrmendoreve, objekteve historike, dhe pasurive tė tjera amerikane nė Evropėn Qendrore dhe Lindore, vlerėsoi ndihmėn e jashtėzakonshme tė popullit shqiptar pėr mbrojtjen e hebrenjve gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe falėnderoi veēanėrisht kryeministrin Berisha pėr pėrkrahjen e propozimit amerikan pėr krijimin e njė qendre kulturore-muzeale nė Shqipėri ku njerėzit tė mblidhen pėr tė pėrkujtuar viktimat e holokaustit dhe aktin heroik e human tė shqiptarėve nė mbrojtje tė hebrenjve gjatė luftės sė dytė botėrore.

“Me angazhimin e drejtpėrdrejtė tė kryeministrit Berisha, kjo qendėr pritet tė pėrurohet kėtė vit, qė pėrkon me 100 vjetorin e pavarėsisė sė Shqipėrisė”, tha Miller, duke i dorėzuar kryeministrit Medaljen e Mirėnjohjes. “Nė emėr tė qeverisė amerikane dhe tė komisionit qė unė kryesoj, e nderoj kryeministrin shqiptar Sali Berisha pėr kontributin e jashtėzakonshėm pėr ēuarjen pėrpara tė kauzės pėr pėrkujtimin e holokaustit dhe mbrojtjen e trashėgimisė kulturore tė shtetasve amerikanė nė Shqipėri”, tha Miller, raporton VOA.

Tė dy palėt falėnderuan zyrtarisht njėra tjetrėn pėr kontributin e ndėrsjellė nė forcimin e marrėdhėnieve dhe miqėsisė midis dy vendeve e popujve. Pritja u organizua jo rastėsisht nė shtėpinė muze tė presidentit Woodrow Wilson - presidenti i 28 tė i Amerikės, i cili u bė edhe mbrojtėsi i vendosur i Shqipėrisė mė 1920, kur hodhi poshtė planin e Versajės pėr copėtimin e saj.

“Nė vitin 1919, udhėheqėsit e lartė tė 4 vendeve fituese tė Luftės sė Parė Botėrore - Angli, Francė, Itali dhe Shtetet e Bashkuara - u mblodhėn nė Versajė afėr Parisit pėr tė vendosur kushtet e paqes. Tė shqetesuar nga sjellja e fqinjėve dhe nga njė copėtim i mundshėm i vendit, patriotėt shqiptarė qė lobonin pranė konferencės, dolėn me idenė qė nė kuadėr tė Lidhjes sė Kombeve, Shqipėria tė vihej nėn mandatin e Shteteve tė Bashkuara”, tha kryeministri Berisha.

“Sado jo praktike kjo ide, besimi i shqiptarėve ndaj Amerikės vėrtet u pėrligj nė janar tė vitit 1920. Mė 14 tė atij muaji, Franca Anglia dhe Italia dolėn me njė zgjidhje pėrfundimtare tė ēėshtjes shqiptare: territori i Shqipėrisė, thanė ata, duhej tė ndahej mes Jugosllavisė, Greqisė dhe Italisė, ndėrsa njė pjesė e vogėl territori tė lihej autonom nėn protektoratin italian. Plani u paraqit pėr t'u firmosur, por kur dokumenti iu dėrgua presidentit Wilson, ai e shtyu tej duke e kundėrshtuar kategorikisht. Konferenca nuk arriti t’i bėnte ndonjė ndryshim tė dukshėm kufijve tė pėrcaktuar nga Protokolli i Firences mė 1913. Automatikisht, Shqipėria rifitoi pavarėsinė e saj, vetėm falė presidentit Woodrow Wilson”, tha Berisha.

“Kėshtu shqiptarėt krijuan dhe ruajnė ndjenjėn e thellė tė mirėnjohjes e miqėsisė ndaj Shteteve tė Bashkuara. Edhe pse pėr 45 vjet nėn njė propagandė komuniste anti-amerikane, kjo ndjenjė e thellė miqėsie e mirėnjohjeje shpėrtheu menjėherė pas rėnies sė diktaturės, kur sekretari i atėhershėm i Shtetit, James Baker vizitoi Shqipėrinė mė 1991