The Guardian: Një udhëtim në zemër të Alpeve shqiptare

Publikuar: 16.04.2012 - 18:38

Tiranė, 16 prill - Pamje magjepsėse, peizazhe tė virgjėra. Udhėtimi pėrmes liqenit Koman nė Shqipėrinė veriore ofron panorama tė njė vendi qė ėshtė ende jashtė radarit tė turistėve.

Njė shkrim i “The Guardian” pėr turizmin malor tė Shqipėrisė, tė cilin e transmeton Shekulli - online, pasqyron udhėtimin jo pa vėshtirėsi nė zemėr tė Alpeve.

I ndėrtuar nė formėn e shėnimeve tė udhėtimit, shkrimi i gazetarit Killian Fox nxjerr nė pah edhe problematikėn qė turistėt e huaj hasin gjatė udhėtimeve tė tyre nė veriun e vendit, mes tė cilave mungesa e organizimit dhe informacionit.



“Duke testuar ujėrat nė Shqipėri”



Sipėrfaqja e ujit ėshtė krejt e qetė. Kodrat e pjerrėta nė njėrėn anė dhe malet e larta pėrtej tyre nuk kanė gjurmė tė jetės njerėzore, pėrveē disa fermave tė vogla e tė izoluara. Nuk ka rrugė, as valė telefoni qė mund ta lidhin kėtė vend me pjesė tjetėr tė botės. Gjatė udhėtimit me traget nė liqenin e Komanit nuk ėshtė e vėshtirė tė imagjinosh sesi ky peizazh ka mbetur i patrazuar pėr shekuj me radhė.

Ėshtė mesi i verės, por nė traget nuk ka shumė njerėz. Shumica e pasagjerėve tė kėsaj anijeje janė nė barin e katit tė poshtėm, duke pirė cigare dhe kafe tė fortė. Ata e kanė parė shumė herė kėtė panoramė. Por ata qė nuk e kanė parė: unė, e dashura ime, dhe disa ēiklistė ēekė me ēanta nė shpinė,  janė ngjitur nė pjesėn e sipėrme pėr tė parė peizazhin mahnitės.

Kudo tjetėr nė Europė, ky udhėtim dyorėsh me traget do tė kishte plot turistė, por nė Shqipėri jo, tė paktėn ende. Shekulli i kaluar ka qenė i vėshtirė pėr kėtė vend tė vogėl fqinj me Italinė dhe Greqinė. Mė shumė se 40 vjet diktaturė komuniste nėn pushtetin e Enver Hoxhės, e ndjekur nga njė periudhė shkatėrruese e kapitalizmit ekstrem tė mesit tė viteve ’90 e kanė lėnė vendin nė pėrpjekje tė vazhdueshme pėr tė gjetur vetveten nė mijėvjeēarin e ri.

Ndalesa e parė ishte Shkodra, qyteti mė i madh nė veri, i shtrirė nėn “vėshtrimin” e njė kėshtjelle mesjetare mbresėlėnėse tė ndėrtuar nga venecianėt dhe otomanėt, dhe i pėrshkuar nga bulevarde tė gjera tė ndėrtuara gjatė periudhės komuniste.

Kur njerėzit nė kėtė qytet dalin nė shėtitjen e pasdites dhe mblidhen nėpėr kafene, tė duket sikur je diku nė Itali, derisa dėgjon kėngėn e hoxhės nga njė prej xhamive tė qytetit apo kthen sytė tek ndonjė prej ndėrtesave qė duken sikur janė transplantuar nga Moska e viteve 1950.

Ne kishim planifikuar tė niseshim mėngjesin tjetėr pėr nė Alpet shqiptare tė verilindjes. Mėnyra mė e mirė pėr tė arritur atje, nėse do tė shmangėsh njė udhėtim tė gjatė  e tė pasigurt, ėshtė me tragetin qė lundron nė liqenin e Komanit.

Por ne nuk e kishim idenė sesi tė arrinim deri te liqeni, nuk mund tė gjeje gjėkundi njė zyrė informacioni, madje edhe guidat ishin shumė skematike dhe pa detaje nė lidhje me kėtė. Njė taksist qė dinte pak fjalė nė anglisht telefonoi njė shokun e vet dhe rregulluam qė tė na merrte nė mėngjes me makinė. Nė fakt, kjo u bė eksperienca jonė tipike gjatė kėtij udhėtimi. Pyet dikė nė rrugė dhe nėse ai nuk mundet tė tė ndihmojė vetė, do gjejė patjetėr njė kushėri ose mik qė mundet ta bėjė kėtė. Nėse tė qenit i gjindshėm dhe mikpritja do tė ishin gjėra qė shiten, shqiptarėt do tė ishin bėrė tė pasur.

Ishte ora 06:30 kur Gjergji, njė burrė gazmor me mustaqe, na mori me mikrobusin e tij nga hotel “Rozafa”. Nė 06:32 ndaluam nė kafenenė nė anė tė rrugės, ku Gjergji na qerasi me kafe ekspres dhe konjak “Metaxa”. Nė 07:15 mė nė fund u nisėm.

Liqeni i Komanit ėshtė krijuar nga njė digė, njė projekt i madh hidroenergjetik i ndėrtuar nė vitin 1980. Njė orė udhėtim me traget, kodrat anės liqenit duket sikur i hapin rrugėn kėtij tė fundit, derisa nisin tė shfaqen nė tė dy anėt  faqet vertikale tė maleve tė larta shkėmbore , tė cilat sikur tė paralajmėrojnė se liqeni kėtu mbaron. Tė duket si njė nga skenat e filmit “Lord of the rings”, madje edhe ēiklistėt ēekė kanė mbetur tė habitur.

Lugina e Valbonės, nė zemėr tė Alpeve shqiptare, ėshtė dy orė me makinė nga zbritja nga trageti. Ajo rrethohet nė tė dy anėt nga male tė larta. Lartėsia e tyre ėshtė aq e madhe, saqė duhet tė pėrkulim qafėn mbrapa pėr tė parė majat e thepisura.

Kaluam disa net nė njė shtėpi-hotel tė quajtur “Rilindja”, duke u endur ditėn nėpėr fshatra e duke ngrėnė troftė lumi. Dhe kjo ishte veēse njė pjesėz e asaj qė vendi do tė na ofronte gjatė qėndrimit tonė 10-ditor atje.  Ne nuk shijuam plazhet e bukura (Shqipėria ka njė vijė bregdetare qė lidh detin Adriatik me Jonin), gėrmadhat greke e romake nė Butrint, Gjirokastrėn e Ismail Kadaresė, laureat pėr Nobel, pa pėrmendur kryeqytetin, Tiranėn.  Nėse jeni tė pėrgatitur pėr tė udhėtuar nė rrugė tė vėshtira dhe me marrėveshje idiosinkretike udhėtimi, Shqipėria mbetet njė gjetje e rrallė.

Meti16.04.2012/19:35

Bukurite natyrore qe ka Shqiperia jane unike per Evropen. Eshte dem i madh qe jane shume pak te promovuara ne axhensionet evropiane dhe botrore te turizmit... Nje reklamim i mire i tyre jasht Shqiperise dhe nje organizim me i mire i turizmit brenda Shqiperise do ta benin Shqiperine nje vend kyq turizmi ne mbare Evropen dhe me gjere.