Anulohet Parada Gay në Tiranë

Publikuar: 25.03.2012 - 17:41

Tiranė, 25 mars - Prej ditėsh flitet pėr njė Gay Paradė nė Tiranė, e cila ka shkaktuar reagime dhe deklarime tė shumta, madje edhe tė ashpra. Por, me sa duket, mė 17 maj nuk do tė ketė njė Gay Paradė nė Tiranė.

Burime zyrtare nga Ambasada Pink nė Tiranė dhe organizatat joqeveritare, qė mbrojnė tė drejtat e LGBT nė Shqipėri, janė shprehur se mė 17 maj do tė ketė njė manifestim me flamurin simbol tė kėtyre organizatave LGBT, pėr tė shpalosur kėrkesėn pėr respektim tė tė drejtave tė kėsaj shtrese sociale dhe jo njė Paradė Gay, transmeton gazeta Tema.