Lot dhe akuza në Gërdec

Publikuar: 15.03.2012 - 21:27

Tiranė, 15 mars - Tė pėrlotur, me tufa lulesh nė duar, familjarėt e 26 viktimave tė tragjedisė sė Gėrdecit janė mbledhur nė qendėr tė fshatit pėr t'ju drejtuar mė pas memorialit, ku janė skalitur emrat e atyre qė humbėn jetėn nė fabrikėn e vdekjes.

Njė ritual qė pėrsėritet pėr tė katėrtin vit radhazi. Ky i sivjetmi, krahas dhimbjes mban edhe ngarkesėn emocionale nga dhėnia e njė vendimi, sipas tyre tė padrejtė, pėr tė akuzuarit e kėsaj ngjarjeje. Njė grua plakė, e cila kujton vajzėn e saj qė humbi jetėn nė shpėrthim, duke lėnė pas tre fėmijė tė vegjėl, thotė se e bija punonte nė kėtė fabrikė pėr shkak tė varfėrisė.

Teksa vendosin lule nė memorial, gratė e veshura me te zeza akuzojnė njerėzit e drejtėsisė.

Tre ditė para 4-vjetorit tė tragjedisė sė Gėrdecit, Gjykata e Tiranės i ka dhėnė fund maratonės sė gjatė tė procesit pėr 29 tė akuzuarit pėr kėtė ngjarje tė rėndė. 10 tė pafajshėm, 99 vjet burg nė total dhe 40 milionė lekė gjobė, si dhe dėnime sporadike pėr ish-zyrtarė tė ushtrisė dhe tė Ministrisė sė Mbrojtjes, me ndalime me afat nga 1 vit deri nė katėr tė ushtrimit tė detyrės nė funksione shtetėrore.