Shqipëria u thotë lamtumirë qeseve plastike

Publikuar: 07.03.2012 - 18:56

Tiranė, 7 mars - Pas datės 1 shtator tė kėtij viti, kompanitė prodhuese tė ambalazheve nuk do tė lejohen tė prodhojnė apo hedhin nė treg qese plastike tė pabiodegradueshme (pazbėrthyeshme) nga tė gjithė operatorėt ekonomikė.

Me ligjin pėrkatės, prej 1 janarit tė vitit  2013 nuk do tė lejohet pėrdorimi dhe tregtimi i qeseve plastike tė pazbėrthyeshme nga tė gjitha njėsitė tregtare. Kjo pėrcaktohet nga vendimi i Kėshillit tė Ministrave, i miratuar nė mbledhjen e sė martės “Pėr menaxhimin e integruar tė mbetjeve”, qėllimi i tė cilit ėshtė mbrojtja, ruajtja dhe pėrmirėsimi i cilėsisė sė mjedisit dhe shėndetit tė njeriut pėrmes minimizimit tė ndikimeve negative nga ambalazhet dhe mbetjet e tyre.

Vendimi pėrcakton se “ndalohet prodhimi, importimi dhe hedhja nė treg e ambalazheve, kur nuk respektohen nga subjektet pėrgjegjėse kėrkesat pėr nivelet e pėrqendrimit tė metaleve tė rėnda nė ambalazhe”, si dhe “e qeseve plastike nėn 30µ (mikro) (15 pėr ēdo anė)”.

Vendimi pėrcakton gjithashtu ndalimin e “transportit tė mbetjeve tė ambalazheve me mjetet qė transportojnė mbetje organike tė pėrziera shtėpiake/bashkiake”. Vendimi synon tė parandalojė mbetjet nga gjenerimi i ambalazheve, tė nxitė grumbullimin e diferencuar, ripėrdorimin, riciklimin dhe rikuperimin e mbetjeve nga ambalazhet, duke reduktuar sasitė e tyre qė asgjėsohen pėrfundimisht, si dhe tė vendosė rregulla pėr prodhimin e ambalazheve dhe menaxhimin e mbetjeve tė tyre nė tė gjitha fazat, si dhe tė pėrcaktojė subjektet pėrgjegjėse pėr menaxhimin e tyre, shkruan Balkanweb.

Zbatimi i vendimit prek tė gjitha llojet e ambalazheve tė hedhura nė treg nė Shqipėri dhe tė gjitha mbetjet nga ambalazhet, tė pėrdorura ose tė hedhura nga subjektet shtėpiake, bujqėsore, industriale, si dhe nga shėrbimet e tjera tregtare, pėrfshi edhe sektorin publik, pavarėsisht nga lloji i materialit ambalazhues.