Mbërrin në atdhe trupi i Feti Voglit, sot homazhet

Publikuar: 24.02.2012 - 10:48

Tiranė, 24 shkurt - Dėshmori i atdheut, kapiteni Feti Vogli, i cili mbeti i vrarė 4 ditė mė parė nė Kandahar tė Afganistanit, ka mbėrritur rreth orės 03:05 tė mėngjesit tė sotėm nė aeroportin “Nėnė Tereza” me anė tė njė avioni tė NATO-s.

Mė pas kortezhi ėshtė nisur nė drejtim tė fshatit Baldushk tė Tiranės, ku deri nė orėn 10:00 do tė zhvillohet ceremonia mortore familjare.

Mandej arkivoli me trupin e Voglit do tė vendoset nė hollin e Pallatit tė Kongreseve, ku do tė zhvillohen edhe homazhet nė nderim tė tij, bėn tė ditur Starti. Nė kėto homazhe ėshtė paralajmėruar pjesėmarrja e autoriteteve mė tė larta shtetėrore. Ceremonia mortore pritet tė pėrfundojė rreth orės 15:30.

Kapiten Feti Vogli ėshtė shpallur Dėshmor i Atdheut dhe trupi i tij do tė prehet nė Varrezat e Dėshmorėve tė Kombit.

Ai lindi mė 23 maj 1981, nė fshatin Baldushk tė rrethit tė Tiranės. Pas mbarimit tė Akademisė Ushtarake nė specialitetin Artileri Tokėsore, ai u bė pjesė e Forcave tė Armatosura, me detyrė komandant Toge nė Brigadėn e Stėrvitjes tė Bazės Bunavi.

Pas kryerjes me sukses tė kursit Bazė tė Forcave Speciale mė 16 korrik 2005, u bė pjesė e Batalionit tė Forcave Speciale me detyrė Komandant Grupi. Nga data 1 qershor 2010 kryente detyrėn e komandantit tė Grupit tė Parė Special nė kompaninė e Aksioneve Speciale Ujore.

Kapiten Vogli ishte njė ushtarak karriere i shkėlqyer dhe si rezultat i arritjeve nė detyrė ėshtė dekoruar disa herė me medalje tė ndryshme si: Medalja e Karrierės nė vitin 2007 nga komandanti i Forcės sė Bashkuar; Medalja pėr Shėrbime Ndėrkombėtare nga ministri i Mbrojtjes nė vitin 2007; Medalje pėr shėrbime tė Shquara nga ministri i Mbrojtjes nė vitin 2010.

Nga 16 janari i kėtij viti ai u dėrgua me misionin luftarak “EAGLE 4”, nė pėrbėrje tė Batalionit tė Forcave Speciale nė Kandahar tė Afganistanit dhe mbeti i vrarė nga njė sulm i policisė afgane ku u plagos edhe nėntetari Aleksandėr Peci.

xhema24.02.2012/11:58

lavdi i qoft deshmorit kombtar shqiptar e ngushllime familjes se ti

avdyl tahiri24.02.2012/11:03

Lavdi i qoft deshmorit ma te ri te kombit e i qoft i let dheu i tokes mam e ngushllime familjes se tij dhe te gjith popullit shqiptar