Ambasadori Arvizu takon ish-kryeministrin Fatos Nano

Publikuar: 23.02.2012 - 20:35

Tiranė, 23 shkurt - Ambasadori i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės Aleksandėr Arvizu ėshtė parė mbrėmjen e sotme  teksa ėshtė takuar me ish kryeministrin Fatos Nano, nė njė nga lokalet e zonės pranė stadiumit Dinamo nė kryeqytet.

Takimi ishte parashikuar pak ditė mė parė, por u shty pėr shkak tė ngjarjes sė rėndė qė ndodhi nė Afganistan me komandot shqiptarė.

Takimi ndodh nė njė kohė qė ish kryeministri Nano ka shprehur ambicien e tij pėr kreun e shtetit, ndėrkohė qė ndėrkombėtarėt kanė kėrkuar njė president mbi palėt. Kreu i prezencės sė SHBA nė Tiranė, Aleksanėr Arvizu nė njė prononcim pėr mediet pak ditė mė parė  ėshtė treguar i kujdeshėm sa i pėrket termit pėr zgjedhjet e presidentit duke mos pėrdorur termin 'konsensual', por duke kėrkuar qė ai tė jetė proces i bisedimeve mes palėve.

Lideri socialist Edi Rama deklaroi nė njė intervistė pak kohėve mė parė se Nano ėshtė shkėputur nga Partia Socialiste pasi synon postin e kreut tė ri tė shtetit. Nga ana tjetėr lideri historik i sė majtės ka ulur tonet kohėt e fundit me kreun e opozitės Rama, pas njė sulmi thuajse 5 vjecar ndaj tij, qėndrim ky i cili ėshtė vlerėsuar si pozitiv nga socialisti Rama. Fatos Nano ka negociuar disa herė me kryeministrin Berisha pėr tė zhbllokuar ngėrcin politik nė vend.

Kreu i prezencės sė SHBA-sė kohėt e fundit ka zhvilluar takime me eksponent tė ndryshėm tė klasės politike nė vend. Pak kohė mė parė ai ka zhvilluar takime nė lokale tė ndryshme tė kryeqytetit, me kryebashkiakun Lulzim Basha, kreun e opozitės Edi Rama, deputetin e PS Ben Blushi dhe Kastriot Islamin