Në pranverë, Shqipëria do të ketë rastet autoktone të malaries

Publikuar: 27.12.2013 - 22:26

Tiranė, 27 dhjetor - Pas rastit tė fundit, kur njė 41-vjeēar humbi jetėn nga sėmundja e malaries vetėm 5 ditė pasi ishte kthyer nga Afrika, shefi i Shėrbimit infektiv, Pėllumb Pipero shprehet se qytetarėt nuk duhet tė alarmohen por duhet tė tregohen tė kujdesshėm dhe tė marrin informacion. I ftuar nė rubrikėn “Opinion” nė News 24, Pipero deklaroi se nė Shqipėri ka mungesė medikamentesh pėr tė mjekuar malarien pasi kjo sėmundje konsiderohej e zhdukur.

“Le tė themi se nuk ka vend pėr panik por ka vend pėr kujdes tė shtuar nga institucionet shėndetėsore. Do tė dėshiroja qė kėtė sensibilitet ta marrin pozitivisht edhe qytetarėt, veēanėrisht personat qė kthehen nga zonat malarike dhe personat qė kanė kontakt me tė tillėt. Malaria ishte njė sėmundje e harruar pėr ne. Shumė rrallė mund tė kenė hasur ndonjė rast jashtė shtetit. Ne edhe nė rast se shkojmė si turist nė zona malarike ekzotike duhet tė marrim informacionet e nevojshme. Vendet ku malaria ėshtė epidemike tashmė janė tė njohura. Kėta qytetarė duhet tė kenė interes tė shtuar dhe kur tė kthehen tė kontaktojnė me mjekun. Shumica kanė kaluar njė herė ose dy malarie nė zonat ku punojnė dhe janė mjekuar me disa protokolle nė kohė shumė tė shkurtra”, sqaroi Pipero.

Por, sipas tij, nė pranverė dhe verė Shqipėria do tė ketė rastet e veta autoktone tė sėmundjes sė malaries pasi ka burimin e infeksionit dhe ēdo ditė persona qė punojnė nė zonat e infektuara kthehen nė Shqipėri dhe mund tė jenė tė infektuar. Sėmundja mund tė transmetohet vetėm nga mushkonja dhe jo nga njėri individ te tjetri.

“Nė pranverė ose verė ne do tė kemi rastet tona sepse kemi burimin infeksioni, vazhdojnė tė na vinė tė tjerė tė infektuar, tė cilėt po u pickuan nga mushkonja dhe ajo mushkonjė pickon njė tjetėr, mund ta pėrcjellė te tjetri. Transmetohet vetėm pėrmes mushkonjės. Pa mushkonjėn nuk transmetohet malaria”, saktėson eksperti.

Pipero theksoi se QSUT duhet tė ketė njė informacion tė plotė lidhur me shqiptarėt qė punojnė nė zonat malarike apo shkojnė pėr turizėm, nė mėnyrė qė tė merren masa pėr medikamente dhe personeli mjekėsor tė jetė i pėrgatitur pėr rastet.

Ai ngriti edhe njė problem tjetėr, atė tė mungesės sė kapaciteteve pėr tė mjekuar rastet me malarie nė spitalet rajonale. Sipas Piperos, kjo rrit rrezikshmėrinė e pėrhapjes sė sėmundjes. “Edhe drejtoritė rajonale duhet tė kenė kapacitetet pėr ta diagnostikuar dhe mjekuar malarien”.

Sėmundja mund tė kalojė pėr njė kohė tė gjatė e fshehur, madje kjo kohė mund tė arrijė deri nė 13 vjet. Eksperti kėshillon qė personat tė cilėt kthehen nga zonat malarike dhe nė njė hark kohorė nga disa ditė deri nė 6 muaj kanė raste temperature, duhet patjetėr tė konsultohen me mjekun. Temperatura shkon nga 39 deri nė 41 gradė. I sėmuri ka tė dridhura, konfuzion mendor, bie nė koma dhe mund tė ketė hemorragji. Mė pas sėmundja dėmton edhe organet e tjera.