Jeronim Bazo, shef i Shtabit të FA të Shqipërisë

Publikuar: 07.11.2013 - 14:49

Tiranė, 7 nėntor - Presidenti i Shqipėrisė, Bujar Nishani, ka dekretuar tė enjten nė detyrėn e Shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura, gjeneral major Jeronim Bazo. Propozimi pėr Bazon ėshtė bėrė nga kryeministri dhe ai zėvendėson gjeneral Xhemal Gjunkshi, i cili dha dorėheqjen javėn e kaluar.

“Nė pėrmbushje tė detyrimit kushtetues, Presidenti Nishani, me propozim tė Kryeministrit, dekretoi emėrimin e gjeneral major Jeronim Bazo, nė detyrėn e Shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė”, thuhet zyrtarisht nga Presidenca.

Gjeneral Brigade Jeronim Bazo lindi nė Tiranė, nė maj 1960. Ai ka mbaruar studimet universitare nė Akademinė Ushtarake “Skėnderbej” nė Tiranė nė vitin 1985 dhe u titullua oficer aktiv nė Forcat e Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė. Vitet e para tė karrierės ushtarake shėrbeu nė njėsitė e kėmbėsorisė si komandant toge, kompanie dhe zėvendėskomandant batalioni. Gjeneral Brigade Bazo ka shėrbyer nė Ministrinė e Mbrojtjes dhe Shtabin e Pėrgjithshėm tė FA-ve nė periudhėn 1993-1995 si Shef Sektori nė Drejtorinė e Personelit.

Nė vitin 1996 u diplomua nga Qendra Evropiane pėr Studime tė Sigurisė “George C Marshall” pėr Studime tė Sigurisė dhe Ekonomisė sė Mbrojtjes. Nga 1997-2000, Gjeneral Brigade Bazo pasi shėrbeu si oficer koordinator me NATO-n, komandoi Akademinė e Nėnoficerėve deri mė 2003-in dhe mė pas u emėrua Komandanti i Akademisė Ushtarake “Skėnderbej”, ku drejtoi punėn dhe pėrpjekjet pėr transformimin e kėsaj akademie nė njė Universitet Ushtarak dhe shėrbeu si komandant i parė i UUS-sė deri nė Qershor 2005.

Nė 2007-ėn udhėhoqi punėn pėr planifikimin dhe zhvillimin pėr herė tė parė tė Kursit tė Lartė pėr Studime pėr Sigurinė dhe Mbrojtjen. Zhvillimi i kėtij kursi me pjesėmarrje ndėrkombėtare ishte njė ndėr elementet mbėshtetės nė pėrpjekjet e Shqipėrisė pėr tu bėrė njė vend anėtar i NATO-s, nė vitin 2009.