Një shqiptare, kryetare e forumit te gruas ne “Agimin e Arte” ne Greqi!

Publikuar: 29.09.2013 - 08:36

Athinė, 29 shtator - Deri tani shqiptarėt e dinin se kishin njė “pėrfaqėsues” tė tyre nė radhėt e partisė neonaziste “Agimi i Artė”: Robert apo Roverto Haidin nga Lukova, pronar gjithashtu tė hotelit “Lukova Palace” nė vendlindje. Me gjithė bujėn qė ka bėrė ky person nė Greqi, por edhe nė hapėsirėn mbarėshqiptare, i vetmi kontribut i Haidit kufizohet nė “detyrėn e lartė” tė rojes (apo thėnė nė gjuhėn popullore, tė sejmenit tė deputetit Kostas Barbarusi. Mirėpo, po t’i besohet asaj ēka ėshtė publikuar nė gazetėn e madhe “Ethnos”, “Agimi i Artė” ka njė bashkėvendėse (pse ėshtė turp t’i quash bashkatdhetarė) tė emigrantėve shqiptarė nė Greqi. Bėhet fjalė pėr njė femėr, e cila nuk ėshtė njė tifoze dosido e partisė naziste, por shefe e forumit tė grave nė degėn e “Agimit tė Artė” nė Nikea, qė konsiderohet si mė agresivja nga tė gjitha skalionet partiake.

Mė 20 shtator gazeta “Ethnos” publikoi njė intervistė ekskluzive me njė eksponent tė “Agimit tė Artė”, nė tė vėrtetė ishte njė rrėfim tronditės, shokues, pėr gjithė mėnyrėn e organizimit dhe tė veprimit tė skuadroneve tė sulmit, tė cilat mbajnė autorėsinė e dhjetėra agresioneve ndaj emigrantėve tė pafajshėm dhe qė dolėn zbuluar pas vrasjes sė Pavlos Fyssas.

Nė intervistė, ai ėshtė pyetur nga gazetarėt edhe pėr njė femėr, e cila duket ka tėrhequr vėmendjen me aktivitetin e saj. Nuk ia thonė emrin e plotė, por thjesht pyesin: “Cila ėshtė N. Beneki?”. ”Ėshtė dashnorja e Janis Lagos” (shėnimi ynė: deputet nga mė aktivėt e “Agimit tė Artė”). Dhe vazhdon ish-eksponenti i “Agimit tė Artė” duke rrėfyer pėr N.Beneki: “Ai e kishte vėnė nė organizatėn e Pireut. Ishte nė zyrat qendrore, por e pėrzunė pse ishte shqiptare. Ėshtė atje (nė Nikea, shėnimi ynė), me shpatullat e Lagos. Unė qė jam grek nuk pranoj tė mė bėjė mėsime ideologjie njė shqiptare”.

Pėr tė shuar kuriozitetin tonė, kėrkuam nė internet dhe njė nga gjetjet interesante (bashkė me fotografinė) ishte lajmi mbi njė takim tė “Agimit tė Artė”, tė zhvilluar nė Nikea, ku ndėr tė tjera thuhet: “Tė enjten, mė 27.06.2013, u mbajt me sukses tė plotė ligjėrata e bashkėluftėtares dhe pėrgjegjėse e seksionit tė gruas tė periferisė sė Nikeas, Nikol Beneki. Tema e ligjėratės ishte ‘Njė vit ‘Agimi i Artė’ nė parlament’. Ajo trajtoi diēka prej ēėshtjeve qė ka prekur ‘Agimi i Artė’ nė parlament pėrmes pyetjeve dhe interpelancave, qė askush prej deputetėve tė tjerė qė i pėrkasin tė ashtuquajturit ‘bosht demokratik’ nuk ka guxuar ‘t’i shkundė’...”.

Sigurisht, shumėkush lutet qė pėrkatėsia etnike si shqiptare e Nikol Benekit tė jetė njė lapsus. Pėrndryshe, fjala turp ėshtė mjaft e paktė dhe tepėr e pafuqishme pėr tė shprehur atė qė ndien secili shqiptar.



(Marrė nga ‘Tribuna’, botohet nė Greqi)