Seancën e parë të Parlamentit të ri të Shqipërisë e drejton Namik Dokle

Publikuar: 08.09.2013 - 22:13

Tiranė, 8 shtator - 140 tė zgjedhurit nga gara e 23 qershorit do tė mblidhen ne seancėn e parė parlamentare nė orėn 18:00 tė sė hėnės.

Nėn interes tė lartė tė vėmendjes sė opinionit publik, medias dhe prezencės sė tė gjithė trupės diplomatike tė akredituar nė Tiranė, parlamentarėt do tė hyjnė nė seancėn, qė jo vetėm ēel sezonin kuvendor tė vjeshtės, por shėnon edhe ndėrrimin e pushteteve nė reflektim tė votes sė 23 qershorit.

Ėshtė pėrcaktuar tashmė qė, pas ekzekutimit tė himnit kombėtar, kjo seancė tė drejtohet nga deputeti socialist Namik Dokle, si mė i vjetri pas Sali Berishės, tė cilit pėr shkak

tė moshės i takonte me rregullore tė drejtonte seancėn, por qė hoqi dorė vullnetarisht.

Dokle pritet tė urojė tė zgjedhurit nga gara e 23 qershorit dhe do tė hapė proēedurėn pėr ngritjen e komisionit tė pėrkohshėm tė verifikimit tė mandateve, i cili verifikon pėrputhshmėrinė me kėrkesat ligjore tė ēdo emri nė Parlamentin e ri, transmeton TCH.

Afati maksimal ligjor pėr kėtė proēedurė ėshtė 48 orė, por nga praktikat e mėparshme kėtij komisioni i janė dashur mė pak se 24 orė pėr hartimin e raportit pėr verifikimin e mandateve.

Nėse pėrsėritet praktika e 2009-s, Kuvendi, qė mbetet i thirrur nė seancė, vijon punimet tė martėn paradite, ku pritet tė bėhet betimi i tė zgjedhurve, qė vetėm pas kėtij momenti do tė jenė zyrtarisht deputetė tė Kuvendit tė Shqipėrisė.

Kjo i hap rrugėn njė sėrė procedurave tė tjera. Zgjedhja e kryetarit tė ri tė Parlamentit me votėn e deputetėve, i pėrcaktuar tashmė nga mazhoranca e re, Ilir Meta, bėhet menjėherė pas betimit tė deputetėve, e mė tej zgjedhja e nėnkryetarėve.

Seanca parlamentare e pasdites sė tė hėnės pritet tė paraprihet nga dorėheqja e kryeministrit nė detyrė, Sali Berisha, dhe ministrave tė kabinetit qeveritar, dorėheqje qė i ēohet nė tryezė Presidentit tė Republikės, Bujar Nishani.

Fillimi i legjislaturės sė re dhe dorėheqja e kabinetit nė detyrė i jep tė drejtė Partisė Socialiste, si udhėheqėse e koalicionit fitues tė zgjedhjeve, tė nisė nė adresė tė Presidentit emrin e Edi Ramės, pėr postin e kryeministrit tė ri tė vendit, proēedurė qė ka tė gjitha gjasat tė bėhet tė martėn, kur brenda ditės pritet edhe emėrimi i kreut socialist nė krye tė ekzekutivit.

Nishani i kėrkon Ramės emrat e kabinetit tė ri qeveritar dhe pėr verifikimin e ēdo emri tė propozuar pėr ministėr, kushtetuta i ka lėnė Presidentit 7 ditė afat maksimal.

Por, nė ndjekje tė traditės sė mėhershme, ku nuk ėshtė shfrytėzuar e gjithė koha ligjore e Presidencės, dekretet e kryetarit tė shtetit, pėr ēdo emėr nė kabinetin e ri qeveritar, mund tė dorėzohen nė Kuvend pėrpara sė enjtes, kur edhe mblidhet seanca e radhės.

Nėse Presidenti i dekreton shpejt ministrat e propozuar, qeveria Rama dhe programi qeverisės votohen nė Parlament brenda kėsaj jave dhe kėtė tė enjte vendi do tė ketė nė detyrė qeverinė e re.