Shpallet Qeveria “Rama”

Publikuar: 31.07.2013 - 13:00

Tiranė, 31 korrik – (E plotėsuar) Kryesocialisti Edi Rama, njėherėsh kryeministri i zgjedhur Edi Rama ka prezantuar sot kabinetin e tij qeveritar. Nė fillim tė konferencės pėr shtyp, Rama ka vlerėsuar numrin e madh tė grave qė janė pėrfshirė nė qeverisje dhe faktin se 90 % e kabinetit ulet pėr herė tė parė nė njė post ministror.

“Qeveria e re do tė ketė vetėm njė pjesė pa mandat deputeti, ndėrsa pjesėn tjetėr me mandatin e 23 qershorin nė Kuvend. Ajo ėshtė fryt i njė dialogu intensiv me partnerin strategjik, kreun e LSI qė dua ta falenderoj pėr frymėn konstruktive pėr formimin e kabinetit tė ri qeveritar”, tha Rama.

Lėvizja Socialiste pėr Integrim ka marrė pesė ministri, ndėrkohė qė njė post ministri i pėrket shoqėrisė civile dhe pjesa tjetėr janė pjesė e PS-sė, shumica deputetė tė rinj nė moshė dhe nė poste ministrore.

Aleatėt e tjerė nuk janė pėrfshirė nė kabinetin qeveritar dhe sipas Ramės kjo ėshtė bėrė pėr faktin se “barra e mandatit tė 23 qershorit i ėshtė dhėnė PS dhe LSI. “Nuk ėshtė shpėrfillje ndaj aleatėve por dhe pėrgjegjėsi e imja si kryetar i kėsaj mazhorance”, u shpreh Rama.
I pyetur pėr pozicionin e Spartak Ngjelės, Rama u shpreh se fatkeqėsisht nuk ėshtė rėnė dakort pėr pozicionin.

“Kemi pasur marrėveshje, dhe ne ia kemi propozuar dhe ai e ka refuzuar me lartėsinė qė e karakterizon”, tha Rama pa rrėfyer mė shumė detaje rreth propozimit qė i ėshtė bėrė Ngjelės.

Nė total janė gjashtė femra qė marrin poste ministrore nė kabinetin e Ramės, njėra prej tė cilave, Mirela Kumbaro, vjen nga shoqėria civile.

Qeveria e re
Kryeministri Edi Rama
Zv/kryeministri Niko Peleshi

Ministritė:
1. Ministria e Financave- Shkėlqim Cani
2. Ministria e Brendshme- Saimir Tahiri
3. Ministria e Mbrojtjes- Mimi Kodheli

4. Ministria e Jashtme- Ditmir Bushati
5. Ministria e Integrimit Europian- Klajda Gjosha
6. Ministria e Drejtėsisė- Nasip Naēo

7. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisė dhe Sipėrmarrjes- Arben Ahmetaj
8. Ministria e Energjisė dhe Industrisė- Damian Gjiknuri
9. Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit- Eglantina Gjermeni

10. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturės –Edmond Haxhinasto
11. Ministria e Bujqėsisė, Zhvillimit Rural dhe Administrimit tė Ujėrave- Edmond Panariti
12. Ministria e Shėndetėsisė- Ilir Beqja

13. Ministria e Arsimit dhe Sportit- Lindita Nikolli
14. Ministria e Mirėqenies  Sociale dhe Rinisė- Erjon Veliaj
15. Ministria e Kulturės- Mirela Kumbaro
16. Ministria e Mjedisit- Lefter Koka

Ministrat e Shtetit:
17. Ministėr pėr Inovacionin dhe Administratėn Publike- Milena Harito
18. Ministėr pėr Ēėshtjet Vendore- Bled Ēuēi
19. Ministėr pėr Marrėdhėniet me Parlamentin- Ilirjan Celibashi

Konfirmohen 6 ministrat e parė tė Qeverisė “Rama”
Tiranė, 31 korrik  - 09:53 - Kabineti i ri qeveritar ėshtė drejt formatimit, ndėrkohė qė ende nuk ka njė listė pėrfundimtare tė emrave tė ministrave tė mazhorancės sė majtė. Ndonėse kreu i PS-sė,  njėherėsh kryeministri i zgjedhur, Edi Rama ka bėrė me dije se lista e anėtarėve tė kabinetit tė ri qeveritar do bėhet prezente nė fund tė korrikut ose nė fillim tė gushtit, ende nuk ka njė version zyrtar pėr emrat e ministrave si dhe peshėn qė do tė kenė partitė aleate nė kėtė qeverisje koalicioni.

Por emrat qė qarkullojnė nė ambientet e selisė rozė herė mė zė tė ulėt e herė me zė mė tė fortė janė tė ndryshėm. Kėshtu, burimet brenda selisė rozė, por dhe selia e LSI bėjnė me dije se janė fiksuar sė paku gjashtė ose shtatė ministri, transmeton portali Shqiptarja. Kėshtu, ėshtė thuajse e sigurt qė nė krye tė Ministrisė sė Finanave do jetė ish-guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė Shkelqim Cani, tė Brendshmes do jetė Saimir Tahiri, nė krye tė Ministrisė sė Ekonomisė Mimi Kodheli, tė Shėndetėsisė Klodiana Spahiu, nė krye tė Ministrisė sė Transporteve do tė jetė pėrfaqėsuesi i LSI Lefter Koka dhe nė krye tė Ministrisė sė Energjisė dhe Industrisė Ylli Manjani.

Ndėrkohė qė nė krye tė ministrisė sė Mbrojtjes ende nuk ėshtė fiksuar pėrfundimisht, por mė shumė gjasa ka Luan Rama i LSI, ndonėse shpresė ka dhe Taulant Balla i PS. Ndėrsa pėr Ministrinė e Drejtėsisė pėrplasen emrat e Muharrem Kushes sė LSI, Damian Gjiknurit tė PS dhe Spartak Ngjelės sė PLD. Kurse pėr Ministrinė e Turizmit dhe zhvillimit Urban janė nė garė Artan Lame dhe Ilir Beqja tė PS, nė Ministrinė e Arsimit Ledi Shamku dhe Mimoza Hafizi tė PS, nė Ministrinė e Mirėqenies Sociale dhe Rinisė Erjon Veliaj dhe njė parfaqėsues i PBDNJ, nė Ministrinė e Integrimit Paskal Milo i PDS dhe njė pėrfaqėsues i PS, ndoshta Ditmir Bushati.

Ende nuk ėshtė fiksuar Ministria e Jashtme, por e sigurt ėshtė se do ta drejtojė njė pėrfaqėsues i PS, ndėrkohė qė Ministria e Kulturės mund tė drejtohet nga Blendi Klosi i PS-sė. Ndėrsa ministėr pėr Inovacionin e Administratėn Publike do jetė Milena Harito e PS, ministėr pėr Ēėshtjet Vendore do jetė Lindita Nikolla e PS, kurse ministėr pėr Marrėdhėniet me Parlamentin pritet tė vendoset mes Ermonela Felaj tė PS e LSI. Dhe Ministria e Bujqėsisė, Zhvillimit Rural e Administrimit tė Ujėrave pritet tė ndahet mes PBDNJ dhe PS, nė varėsi tė ministrisė sė Mirėqenies dhe Rinisė.

Ndėrsa ministria e Mjedisit me sa duket ėshtė “pronontuar” nga Kristiandemokratėt e Mark Frrokut. Njėherėsh duke parė dhe specifikėn e problemeve qė mund tė lindin me aleatėt traditcionalė, pritet Edi Rama tė sakrifikojė postin e zv.kryeministrit tė rėnė dakord pėr PS, nė favor tė kreut tė PSD Skėnder Gjinushi. Por gjithēka mbetet nė kuadrin e zėrave brenda dy selive kryesore tė PS dhe tė LSI, ku kėto janė dhe emrat qė qarkullojnė mė shumė si ministrat e kabinetit qeveritar tė mazhorancės sė majtė tė kryesuar nga Edi Rama. Ndėrkohė qė ėshtė fiksuar vendosja e Ilir Metės nė krye tė Kuvendit, duke pasur nė kėtė post demokraten Jozefina Topalli, qė e mbajti pėr tetė vite me radhė kėtė detyrė. Gjithsesi pritet qė sė shpejti tė bėhen publike emrat e ministrave dhe shpėrndarjes sipas partive.

 

EMRAT QĖ FLITEN PĖR MINISTRA TĖ QEVERISĖ “RAMA”

 KRYEMINISTRI EDI RAMA, PS

ZV/KRYEMINISTRI SKĖNDER GJINUSHI PSD/PS

1. Ministria e Financave Shkėlqim Cani PS
2. Ministria e Brendshme Saimir Tahiri
3. Ministria e Mbrojtjes Luan Rama/Taulant Balla LSI/PS

4. Ministria e Jashtme PS
5. Ministria e Integrimit Europian Paskal Milo PDS/PS
6. Ministria e Drejtėsisė Muharrem Kushe/Damjan Gjiknuri/Spartak Ngjela

7. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisė dhe Sipėrmarrjes Mimi Kodheli PS
8. Ministria e Energjisė dhe Industrisė Ylli Manjani LSI
9. Ministria e Zhvillimit Urban e Turizmit Artan Lame/Ilir Beqja

10. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturės Lefter Koka LSI
11. Ministria e Bujqėsisė, Zhvillimit Rural e Administrimit tė Ujėrave PBDNJ/PS
12. Ministria e Shėndetėsisė Klodiana Spahiu PS

13. Ministria e Arsimit dhe Sportit Ledi Shamku/Mimoza Hafizi PS
14. Ministria e Mirėqenies Sociale dhe Rinisė Erjon Veliaj/PBDNJ
15. Ministria e Kulturės Blendi Klosi PS
16. Ministria e Mjedisit P.Kristiandemokrate

MINISTRAT E SHTETIT:

17. Ministėr pėr Inovacionin e Administratėn Publike Milena Harito PS
18. Ministėr pėr Ēėshtjet Vendore Lindita Nikolla PS
19. Ministėr pėr Marrėdhėniet me Parlamentin Ermonela Felaj/LSI
20. Agjencia e menaxhimit tė bregdetit Auron Tare PS

danipreshev31.07.2013/13:33

kjo qeveri eshte e deshtuar pa te madhin e te pa zevendsueshmin PANDELI MAJKON,turp per edi ramen,si si vie tur ben ftes ti bashkohen ekspert te gjitha lemive,pavarsisht kujt e paskan votuar,ndersa harron qe ne PS.e ka ekspertin e te gjitha kohrave dhe nuk i jep post ministror,po Majkos i takon posti i kryetarit te qeveris pa medyshje!

Hysi31.07.2013/13:11

Pandeli Majko eshte njeri i pastert si loti , ka moral e identitet , ka trimeri e menquri . Aresyeja e vetme pse nuk e kan bere minister eshte se aj nuk eshte miljoner e i korruptuar .
E ti Ismail qe po flet per Kosovaret , ta dish qe kur ben ndarja ne Kosovar e Shqipetar ja vet shum antishqipetar . Une po turperohna me ate se qka lexoj qdo dit ne gazetat tuaja .Per fat te keq shum prej jush jeni ende ne shekullin e 19 me nivel intelektual e kulturor

drila31.07.2013/13:10

Ku eshte Majko?

Hana31.07.2013/11:41

Pandeli Majko nuk Duhet te mbetet jasht Qeverise. Kosova e mbeshtet me gjithe zemer , dhe esht Politikani ma i Rrespektuar dhe i Preferuar ne Kosove. Po te konkuronte per ndoni pozite ne Kosove jam e bindun se do te Fitonte me se shumti vota. Urime.

Ismail31.07.2013/11:21

Sa keshilltare dalin nga Kosova, Kush ku e pse ky jo e ai po, Keta idhnaket e djeshem, tash behen sygjerues qe "ndihmojne" ndonje percarje eventule qe te plotesojne detyrat ndaj atij Rrumpalles qe shkoi me gjitha shemtite primitive e ato te keqqeverisjes se shemtuar.

HYSI31.07.2013/10:58

Po ku eshte emri i te madhit Pandeli Majko ..... qudi , aj duhet te jet minister i puneve te jashtme .