Mbeturinat pushtojnë plazhin e Semanit dhe Darëzezës

Publikuar: 01.06.2013 - 09:49

Fier, 1 qershor - Nė prag tė sezonit turistik, vija bregdetare e rrethit tė Fierit ndodhet nė kushte skandaloze, me njė nivel ndotjeje tejet tė lartė. Mė problematike paraqitet gjendja nė plazhin e Semanit dhe tė Darėzezės. Kėto plazhe janė mbushur nga mbetje urbane dhe kimikate tė ndryshme tė fabrikave qė derdhen nė lumin Gjanicė e atė Seman, dhe mė pas, nėpėrmjet tyre derdhen nė bregdetin e Semanit. Ndėrkohė qė edhe pėrmbytjet e herėpashershme tė shėnuara gjatė stinės sė dimrit kanė pasuar me grumbullimin e mbeturinave nė kėto zona bregdetare. Mėsohet se sasia e madhe e reshjeve tė rėna ka penguar punėn e komunave pėrkatėse pėr t'i mirėmbajtur kėto zona. 

Aktualisht, Agjencia Rajonale e Mjedisit nė Fier ka shtuar kontrollet pėrgjatė vijės bregdetare, ndėrsa u ka kėrkuar krerėve tė njėsive vendore qė tė pastrojnė brenda njė kohe tė shkurtėr plazhet e mbuluara nga mbeturinat. Drejtori i agjencisė nė fjalė, Sajmir Hoxha deklaroi pėr "Gazeta Shqiptare" se situata paraqitet mė problematike nė komunat Seman dhe Ndėrmėnas, pasi edhe ndotja nė kėtė vijė bregdetare ėshtė mė e madhe. "Ata e kanė anashkaluar kėtė problem, pasi edhe reshjet e shiut nė kėtė periudhė kanė qenė mė tė mėdha se vitet e tjera. Ne po ushtrojmė kontrolle dhe kemi lėnė detyra konkrete pėr vendorėt, me qėllim normalizimin e situatės nė bregdet", tha Hoxha.

Ndėrkaq, nga ana e Drejtorisė sė Shėndetit Publik nė Fier nuk ėshtė ushtruar asnjė kontroll pėr kushtet higjienike, kryesisht nė subjekte qė shėrbejnė si restorante apo vend pushimi pėr turistėt. Kėto tri vitet e fundit, plazhet e Semanit dhe tė Darėzezės kanė qenė shumė tė frekuentuara, jo vetėm nga banorė tė zonės, por edhe nga banorė tė Fierit, Patosit, Ballshit, Roskovecit, Beratit etj. Numri i pushuesve nė ditė arrinte nga pesė deri nė gjashtė mijė, ndėrsa nė fundjavė i kalonte tė dhjetė mijė.